• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Laertin e mori e ëma dhe i tha ‘gjynah, si e goditën Kleviolin’”, Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt

by A R
14/05/2026 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e së enjtes ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu se si kishte vendosur një sasi tritoli në biznesin e Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy dhe babait të tij në Durrës në qershor 2022.

“Ne rrinim në Astir, tek një shtëpi e Laert Haxhiut. Laerti ndiqte TikTok-un në atë kohë. Ndiqte Kleviol Ahmetajn, një çun lagjeje në Lushnje. Laerti e ndoqi nga TikTok, që Klevioli ishte zënë me Noizin, kishte shkuar në Durrës, ku e kishin goditur. Laerti fliste me familjarët e vet. Ata i thanë që ju kishte ardhur keq, si e kishin goditur Kleviolin. Ngaqë ishin rritur bashkë, ishin shokë. Atëherë, vendosëm që t’i bënim diçka Noizyt”, tha Tafani.

“Unë flisja edhe me vëllain e Laertit, i thashë do i vëmë tritol Noziyt. Ai na tha, është turp, ça thoni. Mos e bëni. Një moment tjetër Laertin e mori e ëma në telefon nga Gjermania. Po i thoshte, gjynah, si e goditën Kleviolin. Edhe motra po ashtu. Aty Laerti sikur u vu në sedër. Kur e merrte e ëma dhe motra ai nxihej. Aty na tha pastaj, shkoni bëjeni shpejt. Vendoseni tritolin”.

Tafani më pas tregoi se si u organizua vendosja e tritolit. “U la orari, të shkonim në orën 4. Ne e kishim tritolin në shtëpi. E kishim marrë në Tepelenë. Bëmë gati 1 kg, i ngjitëm me skoç, se i patëm ne tulla 200-300 gramëshe. Bëmë gati makinën. Në shtëpi ishin unë, Lulzim Spahiu e Laertin. Unë e Lulzimi bëmë makinën gati. Makina ime ishte ne kërkim. Patëm edhe një Benz të zi aty. Morëm targat e Benzit dhe ja vendosëm makinës sime. Jemi nisur nga ora 3 e mëngjesit. Rreth orës 4 shkuam në Durrës. Lulëzim Spahiu e dinte lokalin. Shkuam atje. Parkuam aty afër. Laerti tha t’ia hedhim në lokal Noizyt. Lokali ishte kat i dytë dhe kishte xhamat hapur. Unë shkova aty, por nuk po gjeja shkallët nga hipej. U ktheva te makina, i thashë Gëzimit, s’po gjej shkallët. Si përfundim i thashë, ta ve tek dyqani poshtë, dyqani i rrobave. Mirë tha, Laerti, aty vendoseni. E vendosa te dera, ndeza fitilin edhe ika te makina. Sa jemi larguar te shinat, një si kanal a urë, pa dalë në rrugë kryesore,  dëgjuam shpërthimin”.

Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022, shkruan A2 CNN. Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Vetë Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut. Për të do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.

Në seancën e të mërkurës, Bashkim Rajku, babai i Noizyt, deklaroi se e njihte Ahmetin si artist dhe person që merrej me rrjetet sociale dhe se konfilti mes tij dhe të birit kishte ardhur për çështje xhelozie për muzikë. “Më duket se kanë pasur fërkime të vogla, punë xhelozie, konkurrence. Për punë muzike. Veç kësaj nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt fizik, apo verbal”, citohet të ketë thënë Rajku.

Next Post
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i fëmijëve, çfarë ndodhi në vitet 2001-2002

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com