Taulant Hoti mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër.
Hoti u qëllua me armë teksa ndodhej në një lokal. ABC News sjell pamje nga vendngjarja ndërsa policia ka rrethuar zonën. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
I plagosur i cili u raportua se ka marrë plagë në këmbë ndodhet në spital ku dhe po merr trajtim mjekësor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.











