• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje intime dhe foto ekskluzive, Jennifer Lopez rrëfen dasmën përrallore me Affeck

by A R
02/09/2022 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jennifer Lopez ka rrëfyer detajet e ëmbla nga dasma e saj me Ben Affleck. Çifti i sapokthyer nga muaji i  mjaltit, kurorëzoi në një dasmë të madhe dashurinë e tyre në prani të fëmijëve, miqve e familjarëve, ndryshe nga ceremonia private në Las Vegas.

Deri në ditën e dasmës asgjë nuk ka shkuar vaj, është shprehur këngëtarja,pasi gjatë gjithë javës kishte rënë shi, kishte patur vetëtima e bubullima dhe të gjithë ishin me dhimbje stomaku.

“E vërteta është se nuk dyshova kurrë. Gjithë javën ndjeva lehtësimin dhe sigurinë se ishim në duart e Zotit…”

Lopez iu drejtua altarit nën tingujt e “True Companion” nga Marc Cohn, një surprizë e Affleck për të pasi 20 vite më parë, kur u fejuan, të dy mendonin se ishte “kënga e përsosur për një dasmë”. Çifti i ri u shoqërua në altar edhe nga fëmijët e tyre, një moment për të cilin Jennifer tha:

“20 vjetët midis ëndrrave të rinisë dhe botës së dashurisë së të rriturve dhe familjes që ne përqafuam atë ditë, sollën më shumë në këtë martesë se sa mund ta kishim menduar. Ne nuk po martoheshim vetëm me njëri-tjetrin, ne po martonim këta fëmijë brenda një familjeje të re. Ata ishin të vetmit persona  që ne kërkuam të dëshmonin për ne në dasmën tonë. Për nderin dhe lumturinë tonë, secili e bëri”.

Në dasmën përrallore që zgjati tre ditë dhe u mbajt në pronën e Affleck në Georgia, nusja zgjodhi tre fustane Ralph Lauren. Fustani i parë ishte me mëngë të shkurtra dhe për të u përdorën mbi 1000 shami dhe 500 metra copë të prera në fruda dhe të ngjitura me dorë pas fundit.

Të ftuarit morën në shtëpi çanta të personalizuara të stampuara me shkronjat “JB”. Bennifer shtoi një prekje më intime në to duke vendosur në rripat e tyre emrin e secilit prej të ftuarve që mori pjesë në ceremoninë luksoze.

Të gjithë të pranishmit që qëndronin në hotelin pranë morën kuti çokollatash të personalizuara, ndërsa në dasmë mungoi vëllai i Affleck, Casey. Megjithatë, pas ceremonisë ai i dërgoi Jennifer një mesazh të përzemërt duke e mikpritur në familje.

Pas dasmës, Jennifer njoftoi se çifti dhe të ftuarit festuan me një mëngjes të shijshëm dhe të vonë pranë liqenit, që ajo e dekoroi vetë.

“E gjitha kulmoi në këtë moment, një nga më të përsosurit e jetës sonë. Nuk mund të ishim më  të lumtur. Ju  uroj të gjithëve këtë lloj lumturie… atë të fituar me vështirësi që është më e ëmbël prej rrugëtimit që ndodhi para saj”, thotë Jennifer duke iu referuar historisë së tyre shumëvjeçare të dashurisë dhe shansit të dytë që pati.

/a.r

Next Post
Ulet çmimi i naftës/ Vendimi i Bordit të Transparencës: Ja për sa ditë do paguhet me 231 lekë

GRAFIKËT / Çmimi i naftës në bursa dhe në Mal të Zi bie, në Shqipëri jo…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

October 31, 2026
Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

October 31, 2026
Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In