• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmitë e prindërve e mësuesve të Shkollës së Krujës: Aty konsumohet hashash

by A R
21/10/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas alarmit të djeshëm kur katër nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatin Bilaj të Krujës, përfunduan në spital me asfiksi, dyshuar nga tymi e hashashit, dëshmojnë prindër e drejtues të shkollës. Ata pranojnë për “Panorama” se aty konsumohet hashash. Vetë drejtori e ka dekaruar, kurse prindërit ankohen se ky nuk ishte rasti i parë.

666

Nga shkolla në spital për shkak të asfiksisë nga tymi i hashashit. Të paktën ky është dyshimi paraprak i ngjarjes që ndodhi dje në shkollën 9-vjeçare të fshatin Bilaj të Krujës, ku katër nxënëse të klasës së tetë përfunduan në urgjencë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Dëshmia e vajzave dhe konstatimi i mjekut të urgjencës bie ndesh me versionin e policisë në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas Policisë, ka qenë djegia e një masivi plehrash disa metra larg shkollës që u bë shkak për asfiksinë e katër nxënëseve.

Ato u ndjenë keq kur u futën në klasë pas pushimit të gjatë. Vajzat e moshës 13-14 vjeçare, banore të fshatit Bilaj, të cilat u dërguan menjëherë në spitalin e Krujës, deklaruan dje se ishte tymosur hashash në klasë.

Edhe mjekët e urgjencës së Krujës theksuan paraprakisht se shkak mund të jetë tymi i lëshuar nga hashashi. Pas pushimit të gjatë 15-minutësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Bilaj janë rikthyer në klasë për të vazhduar programin mësimor.

555

Një grup vajzash u ndjenë keq sapo u futën në klasë. Policia bëri të ditur se ato mund të kenë thithur helme toksike që është çliruar nga djegia e mbeturinave pak metra larg dritares së klasës së tetë.

“Pas pushimit të madh hymë brenda. Klasa ishte gjithë tym dhe u shpërnda. Ne donim të dilnin, pasi nuk po mbusheshim me frymë, por mësuesit na thanë të hynim brenda dhe të vazhdonim procesin mësimor. Ne nuk po duronim dot më dhe dolëm jashtë kundër dëshirës së mësuesve”, shprehet njëra prej tyre.

Ndërsa shoqja e saj aludon se mund të jenë asfiksuar nga tymi i hashashit.

“Kishin ndezur cigare, nuk e di çfarë kishin ndezur. Na mbyti era të gjithëve. Ndërkohë që ndodheshim në pushimin e gjatë, djemtë e shkollës kishin djegur hashash në klasë. U ndjemë keq dhe na sollën në spital. Pasi morëm shërbimin mjekësor, ndihemi mirë”, shprehet njëra prej nxënëseve që përfundoi dje në spital.

444

Përdorimin e hashashit në klasë (gjatë pushimit të gjatë) e pranon edhe vetë drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Bilaj, i cili pohon se ishte ndezur vetëm një cigare nga djemtë. Por siç mësohet, një grup djemsh të shkollës kishin konsumuar lëndë narkotike në klasë në pushimin e gjatë.

Në spitalin e Krujës ku u dërguan me urgjencë katër vajzat e asfiksuara, prindërit e tyre u përplasën verbalisht me drejtorin. Ata e akuzuan atë se lejon të pihet hashash në shkollën e fshatit.

“Nuk është hera e parë që në shkollën tënde pihet hashash”, iu drejtua nëna e njërës prej vajzave. Ndërsa drejtori iu përgjigj se “është ndezur vetëm një cigare, nuk besoj se e kanë nga hashashi”.

Mjeku i urgjencës së Krujës, Kastriot Mustafaj, i cili u kujdes për nxënëset, u shpreh se ato pohuan se në klasë ishte ndezur hashash. “Vajzat kanë shfaqur dhimbje koke, marrje fryme dhe dridhje trupi”, u shpreh ai.

44

Next Post
VIDEO/ “Jam e mirë në atë punë”, Madona u ofron seks oral fansave nëse votojnë Clinton

VIDEO/ “Jam e mirë në atë punë”, Madona u ofron seks oral fansave nëse votojnë Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In