• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia tronditëse e minorenes: Babai vinte i dehur, më prekte në vende intime dhe zhvishej para meje

by Java News
02/07/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kallëzimi i bashkëshortes dhe vajzës së mitur për “dhunë në familje” dhe “vepra të turpshme” mund të lërë 7 vjet pas hekurave një kryefamiljar në Tiranë.

I pandehuri Stefan P. ka marrë këtë dënim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor për të dy veprat penale në fjalë. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të shqyrtimit të dosjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Sipas gjykatës, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur në dhjetor të vitit 2016, pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshortja. Ajo ka pohuar se nga martesa me të pandehurin ka një vajzë, në moshë të mitur.

Sipas saj, i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme, konsumon alkool, ushtron dhunë në familje, si dhe ka kryer veprime të dhunshme dhe të turpshme ndaj së bijës. E pyetur në prani të një psikologeje e mitura ka rrëfyer disa episode kur babai është kthyer i dehur në shtëpi, e ka prekur atë në vende intime, apo është zhveshur në prani të saj, apo anëtarëve të tjerë të familjes.

Po ashtu ajo ka rrëfyer edhe episode ku ai i kë vënë duart në fyt, apo kryer veprime të tjera të dhunshme. Vetëm një javë përpara kallëzimit, e dëmtuara i ka treguar të ëmës në lidhje me abuzimin e të atit, por duke i kërkuar të mos e merrte vesh i ati pasi do ta vriste, shkruan “Panorama”.
Vetë i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat. Gjatë gjykimit ai ka mohuar faktin dhe rrethanat e kallëzuara kundër tij, duke deklaruar se episodet e kallëzuara nuk i kujtohen.

Sipas tij, thëniet e së bijës dhe bashkëshortes nuk janë të vërteta, por të sajuara nga kjo e fundit, e nxitur nga të afërmit e saj, me qëllim për t’i marrë të pandehurit banesën.

Next Post
Çfarë po ndodh me njerëzit? I moshuari vdes në rrugë, kalimtarët nuk ia hedhin sytë (VIDEO)

Çfarë po ndodh me njerëzit? I moshuari vdes në rrugë, kalimtarët nuk ia hedhin sytë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

October 9, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com