• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri ditën e qametit, shiu si mallkim e zjarri si bekim

by Lorenc Vangjeli
14/08/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Rreshjet e shiut në fundjavë bënë atë që nuk po arrinin dot ta bënin zjarrfikësit në shumë ditë me rradhë. Zjarret nga veriu në jug të vendit u shuan dhe ca pak vatra të tjera ende aktive, tani është më e lehtë që të vihen nën kontroll. Të gjithë, zjarrfikës dhe zjarrvënës, kanë disa çaste për të marrë frymë për t’u qetësuar. Ngjan se një cikël i të keqes, shkaktuar kryesisht nga njerëzit, është mbyllur përkohësisht. Mbas mbetet vetëm bilanci i asaj çfarë ka ndodhur. Numri i hektarëve të djegur, sipërfaqja e tokës së ekspozuar ndaj errozionit, një kullotë e bekuar për barinjtë për nja dy vjet, ca të arrestuar në pritje të gjykimit; të gjitha këto do të jenë statistika. Statistika të cilat mbetën në këto përmasa falë bekimit të shiut që erdhi po si bekim nga qielli.

Në kronikat e medias do të mbeten të shënuara apelet e përditshme të bëra ndaj qeverisë për të fikur zjarret, pretendimet e saj se ka bërë maksimumin e mundshëm dhe kritikat ndaj saj se krihet ndërkohë që zjarret bëjnë kërdinë.

Edhe ky binom i pandashëm dhe i pandryshueshëm – autolëvdatë – mallkim – është pjesë e të njëjtit cikël që përsëritet vit mbas viti. Shpesh me të njëjtit personazhe, por të rreshtuar në mënyrë të ndryshme.

Guna që nuk harron të vijë asnjëherë bashkë me gushtin, sjell pashmangshmërisht vjeshtën. Vjeshta do të sjellë shirat. Të cilat si rregull, ashtu siç po ndodh rregullisht në Shqipëri çdo vit, së paku në këta dhjetë vjetët e fundit, do të shihen si mallkim që zbret nga qielli. Shiu do të bjerë për disa ditë rresht, fillimisht do të vijë lajmi i mirë se Fierza po mbushet, se KESH po eksporton energji, pastaj do të nisë frika se lumenjtë po enjten dhe pastaj do të fillojë makthi që lumenjtë e fryrë, njëlloj si njerëzit, domosdo edhe do të derdhen.

Do të ketë sërish një statistikë dhe një bilanc. Për hektarët e tokës së përmbytur, për bizneset e dëmtuar të fermërëve, për numrin e shtëpive të ndërtuara pranë shtretërve të lumenjve që ndodhen nën ujë. Do të ketë brohori qeveritare për ndihmën që u jepet zonave të dëmtuara dhe do të ketë mallkime pa fund për qeverinë që zhytet në vaska floriri, ndërkohë që qytetarët janë duke u mbytur.

Do të ketë premtime për dëmshpërblime dhe kontrast me dëmtimet e dikurshme dhe shpërblimet që premtoheshin, por nuk jepeshin.

Edhe optimistët, edhe kritikët do t’i kenë sërish sytë nga qielli; sepse vetëm qielli mund të afrojë bekimin dhe mallkimin e tij. Njerëzia do të vazhdojë njëlloj. Do të ndërtojë në skarpatin e thatë të lumit në korrik dhe pastaj do të habitet në fillim dhe do të kërkojë hesap në vijim se pse lumi i rrëmbeu shtëpinë në shkurt. Do t’i verë zjarrin një shkurrishteje pranë një vije uji, do të lebetitet kur sheh gjithë faqen e malit të kredhur në zjarr dhe do të fajësojë qeverinë se pse nuk i dërgon aeroplanin të fikë zjarrin që po i kërcënon dhe gardhin e shtëpisë.

Në botën e inisiativës së lirë që po ndërtohet prej gati tre dekadash në Shqipëri, liria për të qenë i marrë është e plotë. Ajo është e pakushtëzuar edhe nga qeverisjet, pavarësisht ngjyrave që ato kanë. Marrëzia është kurdoherë shtatzanë. Ajo nuk harron kurrë të lindë e rilindë marrëzinë e rradhës. Njëlloj si ciklet e të keqes që përsëriten rëndom, por duke u bërë përherë e më të këqinj. I vetmi ngushëllim është të gjendet shkaku i të ligës. Përgjithësisht ja venë emrin, ngrohje globale. Dikur, doktor Berisha gjeti mëkat aty ku poetët e rinj dhe të dashuruarit rëndom gjejnë frymëzim. Ai fajësoi Hënën Blu. Në fakt, marrëzia globale në këtë botën e vogël shqiptare, spërkatur me blu nga të hënës dhe mavi nga muzgu i vonë dhe agimi i hershëm, është e vetmja gjë që nuk po ndryshon për qamet. Njëlloj sikur të jetë e shkruar që marrëzia do ta shoqërojë këtë skaj shkëmbor të Juglindjes së Ballkanit deri në ditën e qametit të madh që thonë se vjen me zjarr dhe përmbytje njëherësh, por pa harruar edhe tërmetet. /JavaNews

Next Post
Rusia bën film aneksimin e Krimesë

Rusia bën film aneksimin e Krimesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com