• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS Hyseni: Me akuzat e pabaza për pronat në Dhërmi, PD do që të fshehë 4 ‘tavarishët’

by Java News
29/03/2018 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti socialist Alket Hyseni ka folur sot në seancën plenare për akuzat e ngritura ndaj tij nga opozita për tjetërsim të pronave në bregdetin e Dhërmiut. Hyseni deklaroi se akuzat e PD janë të pabaza, pasi prona që prentedohet se është marrë është e lirë dhe e paprekur. Sipas tij opozita ka si qëllim të bëjë zhurmë që të fshehë krizën e financimeve ruse ose 4 ‘tavarishët’ që kanë financuar PD-në. Selia blu e ka akuzuar deputetin socialist Alket Hyseni se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.

PJESË NGA FJALIMI I DEPUTETIT TË PS

“Prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Me moton shpif-shpif se diçka do të dal, kanë vazhduar me shpifjen e tyre. Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria.

I jam përkushtuar arsimimit, për të dalë shkëlqyer, madje më është dashur të punoj edhe dyfish, por ia ka vlejtur. Rrjedh nga një familje intelektuale, e drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin. Opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh.

Familja Buo ka konflikt të brendshëm prej shumë vitesh me trashëgiminë. Në një nga vendimet për një testament të sajuar është konstatuar nga gjykata i falsifikuar nga akuzuesit. Konflikt tërësisht familjar le ta zgjidhë ajo familje, nuk ka të bëjë me një pronë që e kam marrë me të ardhura të ligjshme dhe e kam deklaruar unë, më akuzojnë me deklaratat e mia, çdo qindarkë është e deklaruar. E kam bërë jo kur isha në Task Force, jeni mashtrues, transaksioni është bërë në 2017, jo nga personi i familjes Bua, por është blerë nga biznesmenë të tjerë, unë kam blerë njërën pjesë të tyre, që kanë blerë pjesërisht tokën bujqësore që ka marrë Stefo Buo. Tokë që nuk lidhet me atë që pretendon akuzuesja. Toka që pretendon akuzuesja është e lirë, në terren e paprekur. Askush nga kazanët nuk arrin të marrë informacion andej.

Jam krenar për një kompani të ngritur ndër vite, pasuri e familjes sime. Të mblidhen bashkë gjithë avokatucët e opozitës të mbledhin të gjitha deklarimet dhe t’i krahasojnë me deklarimet e mia. Këto akuza janë të pabaza. Në asnjë rast nuk e kam njohur atë familje, nuk e kam takuar, ndihmuar apo çdo formë tjetër.

Ky është qëllimi juaj që të bëni zhurmë. Doni të fshihni krizën e financimeve nga rusët, por është e pashmangshme për të fshehur 4 tavarishët që kanë financuar PD-në. Miqtë e tu (Berishës) kanë 30 hektarë në Ksamil. Unë nuk trembem sepse jam me të drejtë. Një për një do dalin aferat e zullumet e ish-zyrtarëve”.

ma.me

Next Post
Afera me naftën virxhin/ Gjykata: Biznesmeni Adrian Xhillari dënohet me 15 vite burg!

Afera me naftën virxhin/ Gjykata: Biznesmeni Adrian Xhillari dënohet me 15 vite burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi Eduart Kuçin dhe postoi pamjet në rrjetet sociale, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin Jozefin Marku!

September 29, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

September 29, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com