• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncoi i pari Habilajt, Zagani flet nga Zvicra: Ja si funksiononte banda, Tahiri hante drekë me ta

by Java News
17/10/2017 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani sqaron se banda e Habilajve ka nisur aktivitetin që në vitin 1998. Ata bënin jetë luksoze, megjithëse zyrtarisht merreshin me biznes fruta-perimesh. Kujdeseshin për skafin e Saimir Tahirit në Vlorë dhe sipas tij sa herë që ish-ministri vinte në Vlorë hane drekë me “kushërinjtë”.

Ishte i pari që denoncoi lidhjet e Saimir Tahirit me Habilajt, gjë që solli përplasjen me ish-ministrin. Tani ish-oficeri i policisë Dritan Zagani jeton jashtë vendit, por në një lidhje me emisionin “Opinion” sqaron se si ra në gjurmët e Habilajve në Vlorë dhe lidhjet e tyre me Tahirin.

Zagani thotë se Habilajt mirëmbanin një skaf të Saimir Tahirit dhe sipas tij sa herë që ish-ministri vinte në Vlorë hante drekë me kushërinjë Habilaj.

“Lidhjen farefisnore me Tahirin e kam mësuar rastësisht nëpërmjet një skafi të vogël, por të them të drejtën nuk është përdorur për trafik droge ai skaf. Ai skaf ishte nën emrin e Saimir Tahirit, atëherë deputet i opozitës. Habilajt e mirëmbanin. Ishte gomone me ngjyrë gri. Aty mësova që mjeti ishte i deputetit dhe këta ishin kushërinjtë e deputetit. Në dijeninë dhe informacionet e mia sa herë vinte në Vlorë Saimir Tahiri hante drekë me ta”, ka thënë Zagani.

Ish oficeri i policisë tha se Habilajt kanë pasur lidhje me oficerë të tjerë të policisë së Vlorës, të cilët bënin të pamundur nisjen e hetimeve.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se grupi i Habilajve operon që prej vitit 1998 dhe si aktivitet kryesor kanë drogën.

“Kanë qenë elementë të kontingjentit të mirënjohur nga ana ime. Kam njohje profesionale të këtij grupi që në vitin 1998. Aktiviteti kryesor ishte trafiku i drogës. Në vitin 1997 ishte një fushatë masive e mbjelljeve të drogës, këta kanë qenë kryesorët”, ka thënë ai.

Por a kanë biznese të ligjshme Habilajt? “Shumë vonë kanë hapur një biznes legal, në vitin 2010 që kam kërkuar informacione më të thella kishin hapur një biznes fruta-perimesh import-eksport me Italinë, dispononin vetëm një kamion të zi. Nga dyshimet e mia hyra me bindje që ta verifikoja, këta bënin maksimumi dy rrugë në muaj në një kohë që mjetet e tyre ishin luksoze, bënin jetë përrallore, kishin shpenzime shumë të mëdha”, ka sqaruar Zagani.

a.ç

Next Post
U akuzua se hodhi të dashurën nga dritarja, ja çfarë i ndodhi kosovarit

U akuzua se hodhi të dashurën nga dritarja, ja çfarë i ndodhi kosovarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In