• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U akuzua se hodhi të dashurën nga dritarja, ja çfarë i ndodhi kosovarit

by A R
18/10/2017 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari 40 vjeçar (Faruk M.), i akuzuar për rrëzimin e partneres së tij nga dritarja e katit të dytë, është shpallur i pafajshëm.

Këtë vendim e ka marrë sot Gjykata e Landit në Dyseldorf, pas një procesi që ka zgjatur disa muaj, shkruajnë mediet gjermane focus.de., bild.de. etj.

Trupi gjykues ka ardhur në përfundimin se nuk është arritur të dëshmohet se 40 vjeçari ka hedhur nga dritarja partneren e tij 24 vjeçare Anna S. Kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda që do ta shoqërojnë gjithë jetën.

Megjithatë, Faruk M. do të mbetet edhe më tutje në burg, transmeton albinfo.ch. Mirëpo jo për rrëzimin e Anna-s, por për delikte me drogë, për çfarë është dënuar me dy vjet e gjysmë heqje lirie.

Në arsyetimin e vendimit të tij, gjyqtari Rainer Drees ka thënë se «gjithçka flet se e dëmtuara kla kërcyer me vullnetin e saj nga dritarja». Në këtë konstatim, gjykata ka ardhur edhe duke u mbështetur në analizën që u ka bërë disa skenarëve të mundshëm të rrëzimit, të cilat një ekspert i ka realizuar me blloqet e lodrave të njohura për fëmijë «Lego».

Mbi këtë bazë, gjyqtari ka arritur ta demaskojë viktimën në qëllimin e saj për të fajësuar partnerin.

Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e rrëzimit të 24 vjeçares nga lartësia prej 7 metrash, transmeton albinfo.ch. Para se ta bënte këtë, në mes të saj dhe shqiptarit ka pasur disa herë mosmarrëveshje. Ai e fajësonte viktimën se i kishte vjedhur një portofol me 1800 euro dhe në përpjekje e sipër për t`i ikur ndëshkimit të pritur, është rrëzuar aksidentalisht. Vetë i akuzuari i deritashëm ka qenë jashtë shtëpisë kur ka ndodhur rrëzimi. /b.d

Next Post
Kryeministri grek siklet në takim me Trumpin

Kryeministri grek siklet në takim me Trumpin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Rama: Protesta e financuar me para të ardhura nga jashtë!

LIVE! Rama: Protesta e financuar me para të ardhura nga jashtë!

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In