• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Dënimi i aktivistëve të VV-së, masakër juridike

by Rexhep Qosja
17/11/2017 23:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rexhep Qosja

Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën. Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi. Këtyre të rinjve me moshë, të rinjve me ide dhe të rinjve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare, dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat! Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut dy ditë para balotazhit dhe ua shqiptoi dy ditë para këtyre zgjedhjeve komunale me shpresë se ashtu do të mund të ndikojë rrënueshëm në zgjedhjen, të paraparë të sigurt, të Shpend Ahmetit kryetar i kryeqytetit të Kosovës-Prishtinës. Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut për “veprën penale” me asnjë dëshmi të dëshmuar: për terrorizëm!

Pronarët e shtetit privat të Kosovës e mësuan Gjykatën Themelore të Prishtinës, që thyerjen e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve të Kuvendit të Kosovës, t’i quajë terrorizëm me shpresë se ashtu, me këtë marrëzi politike dhe politikologjike, në të vërtetë fashiste, do t’i rëndojë tmerrshëm të përzgjedhurit e urrejtjes së tyre politike – Adean, Frashërin, Egzonin dhe Atdheun, e përmes tyre Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me idetë e saj, me programin e saj politik e social, me adhurimin e gëzuar në radhët e rinisë shqiptare, po i shqetëson pamatshëm.

Besoj se populli shqiptar nuk do të pajtohet me këtë Gjykim që fyhen drejtësinë, mendjen e shëndoshë dhe Kosovën, prandaj edhe do të çohet kundër tij siç u qua edhe kundër dënimit me vdekje që burgu i Prizrenit i shqiptoi Astrit Deharit. Besoj se populli shqiptar, viktimat e kësaj masakre të sotme juridiko-politike, të kurdisur prej dy blloqeve politike, do t’i shpallë, së bashku me Astrit Deharin, heronj të Kosovës nesër.

Next Post
Hashim Thaçi: Themelimin e ushtrisë nuk do të mund ta bllokojë askush

Në Kosovë nis të avokohet Ligji për ushtrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com