• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Denaj: Progresi me reformat ekonomike, siguri për hapjen e negociatave

by Java News
14/02/2020 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim të nivelit të lartë me përfaqësues të Misionit vlerësues të Komisionit Evropian për programin e reformave ekonomike 2020-2022, dokument që është miratuar në fillim në muajit shkurt nga Këshilli i Ministrave. Misioni kryesohej nga drejtorja e Strategjisë dhe Turqisë në DG NEAR, Myriam Ferran dhe përfaqësues të strukturave të Komisionit për çështje të energjisë, punësimit, arsimit profesional, shëndetësisë etj.

Diskutimet u fokusuan në përfundimet e bisedimeve dypalëshe me ministritë e linjës dhe mbi rekomandimet e reja për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e financave publike, arsimit profesional, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, energjisë, shëndetësisë etj. Ministrja Denaj vlerësoi përfshirjen nga ana e Komisionit e cila çoi në progres në kriterin ekonomik, në çështjet teknike të mbuluara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe për kapitujt në kuadrin e përgjithshëm vlerësues për procesin e integrimit.

Mbështetja e vazhduar e Komisionit Europian dhe vendeve anëtare për Shqipërinë, sipas Denajt, shpreh besimin se progresi i bërë drejt reformave ekonomike dhe angazhimi i mëtejshëm i qeverisë shqiptare japin siguri për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e rekomandimeve teknike të përcjella nga Komisioni Europian. Denaj ritheksoi rëndësinë që ka për qeverinë shqiptare zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, stabiliteti i financave publike dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve shqiptarë dhe sipërmarrjeve në vend.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e Komisionit Europian, Ferran vuri në dukje rëndësinë e takimit dhe të diskutimeve për avancimin e reformave të ndërmarra dhe reformave të reja nga qeveria shqiptare, edhe në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe metodologjisë së re të vlerësimit nga strukturat evropiane. Ajo shtoi se përfshirja e të gjitha kritereve në metodologjinë e vlerësimit, edhe atyre të lidhura me progresin teknik të bazuar në rezultate, do të jetë në përfitim të vendeve aspiruese dhe do të sjellë në vëmendje të vendeve anëtare përgatitjen për anëtarësim në tregun e përbashkët europian.

Sipas saj, rëndësia e konvergjencës sociale dhe ekonomike të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të kenë mbështetjen e vazhduar të Komisionit Europian.

“Programi i Reformave Ekonomike duhet të harmonizohet edhe me prioritetet e fondeve IPA 3 që janë në mbështetje të procesit të integrimit”, tha Ferran. Denaj dhe Ferran vlerësuan pozitivisht progresin e realizuar deri tani dhe synimet e përcaktuara për vitet e ardhshme.

Ministrja Denaj mori angazhim realizimin e rekomandimeve dhe falënderoi Komisionin Europian dhe zyrën e Delegacionit Europian në Shqipëri për mbështetjen financiare dhe teknike në progresin e 13 kapitujve që Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton.

Ndër reformat e reja të përfshira në programin afatmesëm janë format e lidhura ngushtësisht me përmirësimin e klimës së biznesit, si lehtësimi i lëvizjes ndërkufitare të mallrave; zhvillimi i kuadrit ligjor në mbështetje të startup-eve inovative, rritja e standardeve të shërbimeve në sektorin e turizmit dhe përmirësimi i aksesit në financë për NVM-të.

Gjatë vitit të kaluar, qeveria shqiptare ka qenë aktive me reforma drejt forcimit të sistemit të drejtësisë, liberalizimit efektiv të tregut të energjisë, bursës funksionale dhe integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, gjatë 2019, ka ndërmarrë masa drejt politikave aktive të tregut të punës dhe zbatimit të paketës së re të arsimit dhe aftësimit profesional, përmirësimit të ofrimit të shërbimeve të ndihmës teknike për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përfshirë zhvillimin e një rrjeti mbështetës për t’i ndihmuar të investojnë, sjellin risi, të dixhitalizohen dhe të rrisin eksportet.

Next Post

Si mund të shfajësohet Ilir Meta për videoshantazhin ndaj ambasadorit Soreca?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës

October 5, 2026
VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

October 5, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

October 5, 2026
Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

“Ligjet” miratojnë mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mungon Opozita! Mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

October 5, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

October 5, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë parasheh projektligji për Specialen?

October 5, 2026
Dy persona të vdekur dhe disa të plagosur gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez -

Dy persona të vdekur dhe disa të plagosur gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez –

October 5, 2026
“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com