Policia e Durrësit ka arrestuar sot Feta Matajn, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare Filiali Durrës, Eliabeta Mataj.
Feta Mataj, i cili pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik, raporton TCH.
Arrestimi është bërë pasi gjatë marrjes në pyetje, një punonjëse e filialit të postës ka deklaruar se Feta Mataj, burri i drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve.
Kujtojmë se Elisabeta Mataj akuzohet për përvetësimin e mijëra eurove nga Posta Shqiptare Filiali i Durrësit, dhe aktualisht ndodhet nën masën e ‘arrestit në shtëpi’.
Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut, nën hetim për dyshimet mbi vjedhjen në bashkëpunim përmes shpërdorimit të detyrës të 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.












Tani a e kuptoni pse në kohën e komunizmit e pësonte edhe familja?! Sepse ky është shembulli se si përbërësit e një familjeje janë nga i njejti brum. Burri bën “të fortin” dhe vendos gjoba, gruaja vjedh paratë e pensionistëve, djali rrihet me grushta me policë..