• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë parasheh projektligji për Specialen?

by A. Q
05/10/2026 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës i dha të hënën mbështetje të plotë në lexim të parë një projektligji që synon të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Të 91 deputetët që morën pjesë në votim e mbështetën nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenoi, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk mori pjesë në votim.

Projektligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale – siç njihen Dhomat e Specializuara në Hagë – por prek disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj: juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj. Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në dokumentin e projektligjit, nevoja për ndryshime lidhet me këtë aktgjykim dhe me gjetjet e trupit gjykues për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet për krime lufte, ndërsa të katërt u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Pretendimet për trafikim organesh nuk ishin pjesë e aktakuzës ndaj tyre dhe asnjëri prej tyre nuk u gjykua për akuza të tilla.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apel.

Por, çfarë do të ndryshonte konkretisht në ligj?

Juridiksion më i ngushtë

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me llojin e veprave që mund të trajtohen nga Dhomat e Specializuara.

Projektligji synon ta lidhë juridiksionin e tyre me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Sipas propozimit, Specialja do të merrej me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, tortura dhe trajtimi mizor ose çnjerëzor në vende specifike të ndalimit të përmendura në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

Kjo do të nënkuptonte heqjen nga juridiksioni i Speciales të krimeve të tjera të luftës, krimeve kundër njerëzimit apo dhunës politike që nuk kanë një lidhje të tillë të drejtpërdrejtë. Ndryshon edhe periudha kohore

Ligji aktual ua jep Dhomave të Specializuara juridiksionin për krimet e pretenduara të kryera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Projektligji propozon që kjo periudhë të nisë më 1 korrik 1999 dhe të përfundojë më 31 dhjetor 2000.

Pra, periudha para 1 korrikut 1999 do të hiqej nga juridiksioni kohor i Speciales.

Ndryshim propozohet edhe në aspektin territorial.

Juridiksioni do të kufizohej në veprat e pretenduara të kryera brenda territorit të Kosovës.

Specialja ka trajtuar edhe pretendime për krime të kryera në veri të Shqipërisë. Maksimumi 15 vjet burgim

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dënimet.

Projektligji propozon që dënimi maksimal që mund të shqiptohet, të jetë 15 vjet burgim.

Në dokument kjo lidhet me parimin e ligjit më të favorshëm për të dënuarin – lex mitior – sipas të cilit zbatohet ligji penal që është më i favorshëm për personin e dënuar.

Në aktgjykimin e 16 shtatorit, tre prej katër të akuzuarve morën dënime më të larta se kufiri prej 15 vjetësh që propozohet me projektligj.

Rastet jashtë juridiksionit do të kalonin në Kosovë

Projektligji parasheh që rastet që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të ishin më në kompetencën e Dhomave të Specializuara, të transferoheshin në sistemin e rregullt gjyqësor të Kosovës.

Bashkë me rastin do të transferoheshin edhe dosjet, provat dhe materialet përkatëse.

Trupat gjykues do të duhej ta rishqyrtonin juridiksionin për secilin rast brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet ku një aktakuzë përmban akuza që hyjnë në juridiksionin e ri dhe të tjera që mbeten jashtë tij, procedura do të ndahej.

Pjesa jashtë juridiksionit do të transferohej në Kosovë.

Personat e ndaluar në rastet që transferohen, do të silleshin në Kosovë dhe, sipas propozimit, do të duhej të dilnin para një gjyqtari brenda 48 orësh, për të vendosur për masën e sigurisë sipas ligjeve vendore.

Projektligji parasheh edhe mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me juridiksionin. Dënimet në Kosovë dhe falja presidenciale

Ndryshimet parashohin gjithashtu që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të mund t’i mbajnë dënimet në institucionet korrektuese të Kosovës.

Personave të dënuar me vendim të formës së prerë do t’u hapej edhe mundësia që të jenë subjekt i faljes nga presidenti i Kosovës.

Megjithatë, zbatimi i kësaj dispozite mund të ngrejë çështje juridike.

Ligji aktual për Faljen përjashton nga e drejta për të kërkuar falje personat e dënuar për vepra të caktuara kundër së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kodi Penal i Kosovës i përfshin krimet e luftës në këtë kategori.

Çfarë ndodh me rastet që janë në proces?

Sipas shpjegimeve të PDK-së, procedurat aktuale të apelit do të vazhdonin brenda strukturës ekzistuese të Dhomave të Specializuara.

Nëse Apeli do të urdhëronte rigjykim, atëherë do të zbatohej juridiksioni i ri i propozuar.

Nëse rasti nuk do t’i plotësonte kriteret e reja, ai do të mund të transferohej në Kosovë.

Pra, miratimi i projektligjit nuk do të nënkuptonte vetvetiu anulimin e aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e personave të dënuar. A mjafton vota e Kuvendit?

Jo domosdoshmërisht.

Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e një ndryshimi kushtetues, ligjit të veçantë dhe zotimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ekspertë juridikë kanë paralajmëruar se ndryshimet që prekin mandatin e tyre mund të ngrenë çështje kushtetuese dhe probleme në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Vetë Dhomat e Specializuara i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar për nismën.

Qeveria e Kosovës konstatoi më 2 tetor se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e projektligjit.

Tani për tani, projektligji ka kaluar vetëm leximin e parë.

Ai duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës dhe më pas të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë dhe votim përfundimtar. /REL/

Next Post
Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë -

Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com