• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi/ Ambasadorja Hollandës: Presim miratimin e ligjit

by A R
20/11/2015 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dewi van de Weerd ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, në një intervistë për Top-Channel thotë se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në miratimin dhe zbatimin e ligjit për dekriminalizimin.

“Mendoj se është një lajm ekselent që maxhoranca dhe opozita janë duke bashkëpunuar në draftimin e ligjit të dekriminalizimit.  Është dicka që ata tani janë duke i dhënë prioritet dhe ky është një lajm i mirë.  Nëse ju pyesni se kur do të duhet të hyj në fuqi ky ligj kjo varet se si ligji do të hartohet. Por nëse flasim për dekriminalizimin e parlamentit kjo është ajo cfarë votuesit shqiptarë duan. Është dicka që ata janë duke e pritur. Dhe nëse e shikojmë këtë nga perspektiva e votuese koha është tani”.

Shefja e diplomacisë hollandeze në Shqipëri sygjeron se nuk duhet të ketë nxitim në hartimin e projektligjeve.

“Konsultimet për draft-ligjet kanë një rëndësi të vecantë. Kjo ndihmon në pasjen e ligjeve me kualitet nëse kryhen konsultime me ekspertët, grupet e interesit dhe aktorët kryesor në këtë proces. Konsultimet marrin rëndësi edhe për procesin që pason, atë të zbatimit të ligjit. Disa ditë më parë unë isha në Lezhë dhe salla ishte e mbushur me njerëz që diskutonin për reformën në drejtësi.  Atje pati një mori me pyetje nga gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët. Prandaj mendoj se duke patur konsultime të kësaj natyre është tepër e vlefshme”.

Sipas të dhënave nga autoritetet e emigracionit në Hollandë, në 12 muajt e fundit 717 shqiptarë aplikuan për azil nga të cilët 286 vetëm në Tetor. Për këtë cështje ambasadorja Dewi van de Weerd thotë se shanset për azil janë zero.

“Po është e vërtëtë që ka patur raportime rreth shqiptarëve që kërkojnë azil në Hollandë. Askushi nuk ka marrë azil në Hollandë.  Kjo është se njerëzit nuk po shkojnë atje për arsye politike. Motivet janë ekonomike. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe nuk ka asnjë bazë për të kërkuar azil politik.  Nga ana tjetër është për të ardhur keq pasi njerëz të gjithën këtë gjë ndihmohen nga trafikantët duke i kushtuar shumë para.  Unë do ti këshilloja të gjithë qytetarët ta ndërtojnë jetën këtu në Shqipëri pasi ky vënd ka shumë potenciale dhe ka nevojë për të rinjtë e talentuar të qëndrojnë këtu duke ndërtuar vendin”. Top Channel

Next Post

Perez fton sheikun e PSG në El-Calsico, negociata për blerjen e Ronaldos?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In