• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Do të reagojmë!

by A R
26/03/2018 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar ashpër ndaj vendimit të disa shteteve të NATO-s, përfshi këtu dhe Shqipërinë, për të dëbuar diplomatët rusë.

Rusia zyrtare e ka cilësuar aktin si një fushatë anti- ruse që nuk ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës në incidentin e ndodhur në 4 mars në Salisbury, ku një ish spiun rus dhe vajza e tij u vranë me agjentë kimikë.

“Gjesti provokativ i të ashtuquajturit solidaritet të këtyre shteteve me Londrën… është një vazhdim i politikës konfrontuese për përshkallëzimin e situatës”, thuhet në deklaratë.

Shqipëria ishte njëri ndër vendet e NATO-s, që ashtu si edhe SHBA-të vendosën dëbimin e përfaqësuesve rusë në vendet e tyre.

Reagimi i plotë:

Shprehim protestën tonë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë.

E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.

Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.

Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Pala ruse, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura ndaj Londrës, ende nuk ka marrë asnjë informacion përkatës. Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kuptohet vetvetiu se ky hap jomiqësor i ndërmarrë nga grupi i vendeve në fjalë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do të reagojmë ndaj tij./a.m.

Next Post
Ndahet nga jeta moderatori i njohur, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ëndrra e prerë në mes, rrëfimi i fundit i Fabrizio Frizzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

October 24, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

October 24, 2026
Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In