• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për “Zgjedhoren”/ Balla akuza për pengim të saj nga Basha dhe Rudina, i kthehet Hajdari: Marrëveshja për hir të integrimit

by Ardit Rada
18/06/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputeten e opozitës Rudina Hajdari si përgjegjës për vonesën e arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore. Deklarata e tij bëri që Rudina Hajdari të replikonte më pas duke akuzuar opozitën jashtëparlamentare dhe qeverinë

“Jam betuar dhe stërbetuar në këtë foltore me dhjetra herë se historia staliniste ku paritë votohen dhe numërojnë votat e vendit, duhet të kishte marrë fund. Duhet të kuptojmë se për hir të konsensusit, ne jemi dhe duhet të jemi të detyruar qe t’i qëndrojmë. Kushtetuta është Kushtetutë. Ka një proces të koklavitur. Pas javës së parë të korrikut le të jetë një proces i shkutër dhe intensiv. Unë respektoj më shumë deputetin më të fundit të këtij grupi këtu, sesa deputetin e parë të atij grupi që ka ikur. Kemi gjithë kohën për ta bërë. Marrëveshja për faj të Lulit dhe Rundina Hajdarit u vonua për muaj të tërë. Ne kemi kohë që t’u japim shqiptarëve një marrëveshje dhe kjo bëhet me punë.”, tha Balla.

Më pas deputetja Rudina Hajdari ka replikuar duke thënë se ajo marrëveshje e kthehu ‘Rama-Bashën’ në SHPK.

“Zoti Balla ju përmendet marrëveshjen. Ajo marrëveshje u bë se për hir të integrimit të Shqipërisë duhet ta bënim. Por s’mund të lë pa theksuar një të vërtetë. E kthehu Rama-Bashën në SHPK. Se çfarë e kthehu atë marrëveshje ishte veç një tender, disa ulkonja që folën për tenderin. Për këtë më erdhi keq se nuk duhet të kishte përfunduar ashtu. Fati i shqiptarëve nuk duhet të jetë më në dorën tuaj. Marrëveshja ishte e rëndësishme, por kjo opozitë paralajmëtare dhe ata jashtë nuk do këto kushte. Synimi është që të përmbysim këtë klasë politike të vjetër dhe të kemi garë të re. Siç e meriton ky parlament.”, pohoi ajo.

/e.rr

Next Post
Soreca takohet me Mazin: Mezi presim të bashkëpunojmë

Soreca takohet me Mazin: Mezi presim të bashkëpunojmë

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Teper zore te vijne ndryshimet ne favorin e shqiptarve,per nji reform zgjedhore qe me te vertete ti sherbejn popullit,pra votuesve.Kjo arrihet vetem po qene te vendosur e te pa thyeshem nga presionet qe ju bejne komunistat e e pasur,opozites parlamentare.Megjithe ate ndoshta ka ardhur momenti I ka mujtur zollumi, kto 3 parti me drejtuesit e tyre komuniste e antishqiptare.Ndoshta skane cfare te bejne me shume se kaq kundra popullit per pislliqet e tyre,e dorzohen,detyrohen te bejne reformen e vertete qe eshte ne te drejten e votuesve shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In