• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në Parlament / Balla ironi me PD: U zgjua Luli nga gjumi dhe kërkon të plotësojë numrat…

by A R
09/06/2022 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate për Komisionin e Investimeve Strategjike. Me votim, mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit, ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita minimalisht ka falsifikuar dokumente.

Balla sqaroi gjithashtu se nuk mund të shtohen firma apo të bëhen shënime në dokumente që i ka skaduar afati.

“Mendoj që grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren e Kuvendit. Në Konferencën e kryetarëve debati që u zhvillua për këtë çështje ishte i qartë.

E para aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës. Nuk ka ndodhur në 30 vite që të marrësh firmat nga një dokument tjetër dhe më të njëjtat firma të vish të sjellës një dokument të ri. Është hera e parë që ndodh, një përpjekje për falsifikim.

Duhet të kuptosh zotëri, firma hidhet vetëm njëherë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në një dokument tjetër.

Ajo që është e evidentuar në diskutimin e Konferencës së Kryetareve është se 35 firma të administruara për një dokumentet të datës 24 maj i ishin shtuar edhe dy firma të reja dhe duke bërë shënime që deputeti X është tërhequr.

Si mund të ketë besim qytetari që ti do hetosh zbatimin e ligjit, kur ti shkel ligjin bazë. Si mund t’ju besojnë ju qytetarët kur ju e nisin me shkelje ligji.

Është detyra primare e kryetarit të Kuvendit që të shikojë nëse dokumenti plotëson kushtet opitmale. Kur ndryshon numri i protokollit të një dokumenti ka ndryshuar dokumenti.

Është ngritur Luli nga gjumi dhe ka ardhur për të plotësuar numrin. Ligji dhe rregullorja thotë se kur Konferenca e Kryetarëve thotë se kur kërkesa i plotëson kriteret atëherë debatohet. Për cfarë të debatojmë sot ne? Ai dokument nuk ekziston. Minimalisht është i falsifikuar. Sepse firma është hedhur për një dokument që ka skaduar. Prandaj nuk keni pse bëni debat për një cështje që është një debat i humbur”, tha Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla iu drejtua opozitës në Kuvend lidhur me një projekt që e quajti historik të dalë nga nisma e Ballkanit të Hapur, sic është ndërtimi i urës mbi lumin Bunë që do të lidhë dy shtete të Ballkanit Perëndimore.

Por ky projekt është historik tha Balla se do lidhë dhe shqiptarët nga Velipoja në Ulqin.

“Thirrja ime për ju sot këtu është e do e dëgjoni sa herë të flas që kur të vijë rishikimi i buzhetit, apo buxheti i 2023 do ishte në turpin tuaj të votonit kundër buxhtetit që do ndërtojë një urë që na bashkon, na bashkon me një vend të Ballkanit Perëndimor por na bashkon me vëllezërit tanë në Ulqin. Ta dini që kur të vijë diskutimi mos harroni që do votoni kundër një projekti të madh historik sikurse është ura mbi Bunë”.

/a.r

Next Post
“Të të bëhet mirë”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin kur 32-vjeçari hedh në përrua Neliva Pjetrin

“Të të bëhet mirë”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin kur 32-vjeçari hedh në përrua Neliva Pjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In