De Bruyne dhe vëllezërit e tij: 5 blerjet më të shtrenjta të verës
Premier League është mbretëresha e merkatos së kësaj vere falë një super City që vetëm për belgun dhe Sterlingun shpenzoi 143 milionë euro. Liverpool ribëhet me Benteke, United shet De Marian tek PSG dhe merr Martial.
Kevin De Bruyne (nga Wolfsburg tek City)
Chelsea ishte i dashuruar me të, por jo dhe aq, sa ishte e bindur se kishte bërë një super goditje duke e shitur tek gjermanët e pasur të Wolfsburg për rreth 20 milionë euro. Por Kevin De Bruyne ende nuk kishte shpërthyer. Ndodhi në dy vitet e ardhshme dhe belgu bëri gati valixhet për t’u rikthyer sërish në Angli. Destinacioni Manchester, në krahun e City-t ku sheiku Mansour e bleu duke shpenzuar një shumë të çmendur (për një lojtar që ende nuk ka nivel ndërkombëtar) rreth 74 milionë euro. Abramovich po han duart.
Raheem Sterling (nga Liverpool tek City)
Ende pa mbushur 21 vjeç dhe është tashmë një fenomen i merkatos. Raheem Sterling ka djegur moshën dhe që 19 vjeç luante titullar në eksperiencën e pafat angleze në Botërorin brazilian. Këtë verë Liverpool e shiti prej ofertës të çmendur të Manchester City, mbretit të vërtetë të parave të kësaj vere. Rreth 69 milion euro. E pamundur të thoje jo, edhe pse Reds-at e dinin që po përforconin Qytetarët.
Angel Di Maria (nga Manchester United tek Psg)
Në pod edhe një nga goditjet më të mëdha të kësaj vere të gjatë merkatoje. Duke lëvizur para kohe dhe duke djegur konkurrencën, PSG bleu Angel Di Marian nga Manchester United për 63 milion euro. Me këtë blerje parizienët kërkojnë të fitojnë edhe në Europë, jo vetëm në Ligue 1 që tashmë për ta është bërë e mërzitshme.
Anthony Martial (nga Monaco te Manchester United)
Do të ngelet ende një dyshim me vlerën e vërtëte të këtij fenomeni të ri që në moshën 19-vjeçare hyn në podin e lojtarëve më të shtrenjtë të sesionit të fundit të merkatos. Për disa media, vlera e kartonit të tij ka arritur shifrën e 50 milion eurove, për të tjera ka kaluar shifrën e 60 miliob eurove.
Christian Benteke (nga Aston Villa tek Liverpool)
Gjithnjë dhe vetëm Premier në këtë renditje. Në vendin e pestë gjejmë Liverpool që rinvestoi një pjesë të shifrës të marrë për Sterling duke besuar gjithçka tek një bomber tashmë i provuar dhe që e njeh mirë kampionatin anglez, pra gjigandin belg që shënon një gol çdo dy ndeshje, Christian Benteke. Të kuqtë e blenë për 46,5 milioni nga Aston Villa.














