• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Bruyne dhe vëllezërit e tij: 5 blerjet më të shtrenjta të verës

by
02/09/2015 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

De Bruyne dhe vëllezërit e tij: 5 blerjet më të shtrenjta të verës

Premier League është mbretëresha e merkatos së kësaj vere falë një super City që vetëm për belgun dhe Sterlingun shpenzoi 143 milionë euro. Liverpool ribëhet me Benteke, United shet De Marian tek PSG dhe merr Martial.

 

Kevin De Bruyne (nga Wolfsburg tek City)

de bryne

Chelsea ishte i dashuruar me të, por jo dhe aq, sa ishte e bindur  se kishte bërë një super goditje duke e shitur tek gjermanët e pasur të Wolfsburg për rreth 20 milionë euro. Por Kevin De Bruyne ende nuk kishte shpërthyer. Ndodhi në dy vitet e ardhshme dhe belgu bëri gati valixhet për t’u rikthyer sërish në Angli. Destinacioni Manchester, në krahun e City-t ku sheiku Mansour e bleu duke shpenzuar një shumë të çmendur (për një lojtar që ende nuk ka nivel ndërkombëtar) rreth 74 milionë euro. Abramovich po han duart.

Raheem Sterling (nga Liverpool tek City)

sterling

Ende pa mbushur 21 vjeç dhe është tashmë një fenomen i merkatos. Raheem Sterling ka djegur moshën dhe që 19 vjeç luante titullar në eksperiencën e pafat angleze në Botërorin brazilian. Këtë verë Liverpool e shiti prej ofertës të çmendur të Manchester City, mbretit të vërtetë të parave të kësaj vere. Rreth 69 milion euro. E pamundur të thoje jo, edhe pse Reds-at e dinin që po përforconin Qytetarët.

 

Angel Di Maria (nga Manchester United tek Psg)

di maria

Në pod edhe një nga goditjet më të mëdha të kësaj vere të gjatë merkatoje. Duke lëvizur para kohe dhe duke djegur konkurrencën, PSG bleu Angel Di Marian nga Manchester United për 63 milion euro. Me këtë blerje parizienët kërkojnë të fitojnë edhe në Europë, jo vetëm në Ligue 1 që tashmë për ta është bërë e mërzitshme.

Anthony Martial (nga Monaco te Manchester United)

martial

Do të ngelet ende një dyshim me vlerën e vërtëte të këtij fenomeni të ri që në moshën 19-vjeçare hyn në podin e lojtarëve më të shtrenjtë të sesionit të fundit të merkatos. Për disa media, vlera e kartonit të tij ka arritur shifrën e 50 milion eurove, për të tjera ka kaluar shifrën e 60 miliob eurove.

Christian Benteke (nga Aston Villa tek Liverpool)

benteke

Gjithnjë dhe vetëm Premier në këtë renditje. Në vendin e pestë gjejmë Liverpool që rinvestoi një pjesë të shifrës të marrë për Sterling duke besuar gjithçka tek një bomber tashmë i provuar dhe që e njeh mirë kampionatin anglez, pra gjigandin belg që shënon një gol çdo dy ndeshje, Christian Benteke. Të kuqtë e blenë për 46,5 milioni nga Aston Villa.

Next Post

Frroku "sypatrembur": Dua të shkoj në Bruksel për të më gjykuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In