• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DASH nxjerr blof Berishën, ripublikon biografinë për Yuri Kim dhe njofton detyrën e re që ka marrë ish-ambasadorja

by S T
20/03/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është emëruar në postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë DASH, një ditë pasi në Shqipëri shpërthyen zërat se ajo ishte shkarkuar nga posti që mbante, madje dhe sipas zërave nga Partia Demokratike, ishte vënë nën hetim.

Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, duke bërë që të shpërthejnë spekulimet se ajo ishte larguar. Por mesa duket, kjo ka ndodhur për të përditësuar të dhënat e saj me postin e ri që do të mbajë.

Si këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, Kim do të mbajë këtë post të ri të krijuar së fundmi, mesa duket i inspiruar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë, së Elon Musk.

Njoftimi i DASH për ish-ambasadoren Kim:

Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

Në Shqipëri e “shkarkuan dhe po e hetonin", Yuri Kim me

Next Post
“Nuk i duroj dot hajdutët”, aleati i “Shqipërisë Madhështore” kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Flamur Nokën dhe…

"Nuk i duroj dot hajdutët", aleati i "Shqipërisë Madhështore" kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Flamur Nokën dhe...

Comments 3

  1. Ganije Matmuja says:
    1 year ago

    Dikush tja bëjë me dije shokit Sali Berisha, se e kanë futë në qorrsokak të gjorin, Mul Noka me Albana Vokshin, bashkë me ate zhgarravinën që e mban vehten dhiplomate me burrë turk.

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Se mos është hera e parë që Berisha vret njerëz dhe thotë Kodra pas bregut…kujtoni 21 Janarin me togfjalësh “Çadra pistoletë”,”stilolapsa pistoletë” etj idiotësi pa fund të një huligani vrasës të popullit shqiptar

    Reply
  3. Anonymous says:
    1 year ago

    Ku je o monstra e vicidolit,kuptoje je bere gazi i Shqiprise,ti je nji mashkull rrencak,mashtrues,i pa dinjitet e karakter.Habitem si nuke te vene fre,ajo vajza jote qe i ke besuar milionat,qe ju ke vjedhur shqiptarve.Para dy ditesh si gjithmon ti e te bindurit tuaj,shkruat e folet ne telvizionet,qe ti paguan per propoganden bastarde,kunder Z Juri Kim.Kurse sot thuhet se ajo mori postin e besuar nga DASH dhe pergjeqsi per byrone e ceshtjeve Europiane,dhe Euroaziatike.Te pakten ta kuptojne ata,e ato qe te vijne pase bythes tende,me ere muti.Mose te lene te shkoshe deri ne kyte gjendje,te mjerueshme mendore.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In