• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daçiç: Serbia e gatshme të hyjë në luftë me Bosnjën

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia ka paralajmëruar Bosnjë Hercegovinën se do të mbrojë serbët e Bosnjës nëse ata ndonjëherë do të sulmoheshin, përderisa tensionet janë ngritur para referendumit të planifikuar që të mbahet në Republika Sërpska, që zyrtarisht është ndaluar nga Sarajeva.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë përmes një deklarate për media se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Sërpska në Bosnjë.

Komentet e Daçiç vijnë pak kohë pasi komandanti i ushtrisë së Bosnjës në kohën e luftës, Sefer Halilovic ka thënë se pa ndihmën e Beogradit, forcat e Republikës Sërpska nuk do të mund të qëndronin më shumë se 15 ditë ndaj forcave të Bosnjës.

Haliloviç, i cili është i pensionuar, nuk mban asnjë pozitë zyrtare.

Daçiç ka thënë se deklarata e Haliloviç ishte “në lidhje me shkatërrimin e Republikës Sërpska e që paraqet kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Tensionet janë ngritur në Bosnjë Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Sërpska do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm, citohet “REL”. (B.an)

Next Post
Vetingu/ SHBA-BE gati ekspertët, Çfarë janë “Lista e Zezë”, “E Gjelbër” dhe “E Bardhë”

Vetingu/ SHBA-BE gati ekspertët, Çfarë janë “Lista e Zezë”, “E Gjelbër” dhe “E Bardhë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

October 4, 2026
Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

October 4, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij -

Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij –

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com