Në një kohë kur sot GJKKO pret që ta marrë sot në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat.
Ai që në nisje të fjalës së tij lëshoi akuza në drejtim të SPAK dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai u sqarua mbi procedurën e ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
“Dacibao (fletërrufe në gjuhën kineze) politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit, në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009, për reformat në fushën e pronësisë, ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etjm, paraqet fytyrën e vërtetë dhe kriminale të Edi Ramës dhe laro skapistëve të tij.
Përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës.
Dëshmon se çdo pushtet përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama përmes 4-5 larove të tij skapistë. Dacibao e djeshme ndaj reformave, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra dhe në disa raste, mbarë shqiptarët, e bën këtë çështje procesin politik të shekullit.
Dje u njohua ju me njohjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra shqiptarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre dhe destinacione të tjera.
Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 përqind të shumës për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë.
Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 përqind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë”, u shpreh ai.
“Afatin e kam shtyrë edhe në datën 10/02/2008. Edhe Fatos Nano e shtyhu këtë afat dy vite. Ligji ndalonte kthimin e pronave që i shërbenin mbrojtjes kombëtare. Ushtria ishte zbatuesi më i madh i tokave pas vitit 92. Ushtria ishte në inventarin e saj përveç reparteve, 4 mijë pika hapje, të cilat vendoseshin nga brendësia e qyteteve në të gjithë territorin. Ne i sollëm risi ligjit. Nuk u cenuan interesat e Mbrojtjes. Ajo nuk kishte të bënte me terrenet sportive. Ushtria ishte pronare e shumë tokave bujqësore. Çdo akuzë e bërë kundër reformave, është akuzë kundër një sistemi, politike pa asnjë baze. Në këtë periudhë u bënë reformat më intensive në vend”- tha Berisha.
/f.s