• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çupi: Dhuna, kulturë e vjetër e PD. S’dalin më në shesh sepse s’kanë mbështetje

by Java News
02/11/2023 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, komentoi tensionet e shkaktuara seancën së të enjtes në parlament nga grupimi i Berishës. Analisti thotë se kjo kauzë e Foltores, për të cilën tha se është ‘fake’, bëhet sepse po ngushtohet laku për Berishën dhe besnikët e tij.

“Në mos komisionet, një gjë tjetër do të gjendej sebeb. Jemi mësuar me kauzën fake të grupimit Berisha, veçanërisht kohët e fundit janë shtuar akoma më shumë dhe kanë marrë një peshë bezdisëse për publikun. E gjitha çfarë ndodh, ndodh për arsye se po ngushtohet laku dhe rrethi për Berishën dhe entorazhin e tij politik që e ka shoqëruar në korrupsionin e madh të disa viteve që ka qenë në krye të shtetit dhe qeverisë. Ajo çfarë ndodh sot, është kultura e vjetër politike e PD, por që ndryshon dhe merr ngjyra të tjera sa herë ndodhet në vështirësi dhe në rrezik. Ka dy arsye pse acarohet kaq shumë. E para, kur ndodhet Berisha para ligjit dhe tani ndodhet fort, dhe e dyta kur shikojnë se rrethanat politike të aleatëve janë të tilla që të mund ta favorizojnë luftën e tyre.“, u shpreh Çupi.

Gazetari Arlind Isa përmendi Ervin Salianjin që ndezi tymueset në Kuvend, i cili në janar të vitit të kaluar mbronte selinë nga vetë Berisha, ndërkohë që sot i është bashkuar grupimit të tij. Për këtë analisti theksoi se kjo dëshmon edhe njëherë se deputetë të caktuar lëvizin sipas interesave që kanë.

“Dëshmon dhe nxjerr në pah atë që ndodh në grupin parlamentar të PD, me deputetët e PD, sidomos të Foltores, ndodh ajo që ne i shikojmë si maskë fluide. Sot jan 40, pasnesër 30, diku 20 dhe e tëra kjo nuk të jep, as ne, as vendit dhe aleatëve të drejtën t’u besojnë më. E dyta, dëshmon se këta lëvizin sipas interesave dhe shtrëngesave që kanë, për arsye se një pjesë e madhe e atyre që shkaktuan këtë turbulencë janë në prag të qelisë. Ky që bëri tymuesen, Salianji, është penalisht i dënuar në shkallë të parë, si një njeri që sajon dhe shpif dhe që dëmton demokracinë ndërsa Berisha e ka për ‘jetë a vdekje’.”, shtoi Çupi.

Çupi shtoi se ‘kryengritjen’ e tyre nuk e bëjnë më në rrugë për shkak se janë të vetëdijshëm se nuk kanë mbështetës.

“Llogaritë politike janë të fundit pasi ke mbyllur të gjithë inventarin e jetës, dyqanit, ata nuk kanë më ku shkojnë. Janë deputetë të listave të Berishës, deputetë që nuk janë kursyer fare dhe kanë mbështetur Berishën ndërkohë që Berisha është një njeri i anatemuar nga drejtësia dhe aleatët. Këtyre SHBA iu kanë bërë thirrje direkte, që nëse do të ndiqni Berishën, nuk keni të ardhme politike. Po ku do të shkojnë? Punë tjetër nuk dinë të bëjnë, aftësi profesionale, menaxhuese apo morale s’kanë pasur kurrë për të ndërtuar një publik tjetër. Të mos harrojmë një gjë që sa për ta argumentuar këtë ide, nëse e shikoni kemi një kryengritje, jo në rrugë më por në pallat. Pse nuk bëhet kryengritja më në rrugë? Sepse nuk kanë më mbështetës, as vetë anëtarët e PD nuk iu shkojnë pas. Në rrugë dhe bulevard nuk mund të krijojnë më sepse kanë dështuar.

Brezi ka ndërruar sepse këta funksionojnë me mentalitetin e dhunës, hajdutit, t’i fusësh duart në xhepat tjetrit, të 97-98 të djegies dhe varfërimit të Shqipërisë. Tani është tjetër, shikojmë se jemi thuajse kryeqyteti i një prej shteteve të Evropës. Kështu që nuk kanë më ujëra ku të qëndrojnë dhe nuk iu shkojnë pas sepse secili ka interesat e familjes, vendit, e mëdha të një qëndrueshmërie dhe besueshmërie për vendin. Kjo është e ditur. Nga ana tjetër, është ajo që thoni ju që këta do të agravojnë, tensionojnë më tej situatën me mundësitë që kanë. Por sot ka qenë maksimumi i mudnësive të tyre. Jemi në kushtet e një gjëje që psikologjikisht dhe politikisht po dëshmojnë me prova mbi atë se cfarë kanë menduar njerëzit për ta deri më sot. Kanë menduar se shoqërohen me kulturën e dhunës dhe praktikisht janë të tërë me këtë kulturë.“, u shpreh ai./m.j

Next Post
Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do jetë e përjashtuar nga rritja e pagave

Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do jetë e përjashtuar nga rritja e pagave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In