• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çudia shqiptare: Gruas i japin ilaçe për prostatën

by
04/09/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Çudia shqiptare: Gruas i japin ilaçe për prostatën

Hetimet për skandalin e barnave nxjerrin në dritë të tjera abuzime me rimbursimet. Prokuroria ka përfunduar verifikimin për 4 farmaci fiktive që i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej gjysmë milion eurosh. Në fazë verifikimi janë edhe 28 farmaci të tjera, ku parashikohet se dëmi mund të jetë shumë herë më i lartë. Por, gjatë verifikimeve të këtyre farmacive, që në rastin konkret nuk janë fiktive si të parat, prokuroria ka gjetur një mori shkeljesh në recetat që kanë depozituar në Fondin e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë. Shumë prej recetave janë fiktive, ndërsa të tjera janë me probleme.

Madje, gjatë verifikimeve, rezultoi se një doktor në Tiranë kishte firmosur një recetë për një grua, së cilës i kërkonte që të merrte disa ilaçe prostate.

Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës thotë se hetimet për këtë skandal janë shtrirë edhe ndaj 28 farmacive të tjera, që përfituan nga rimbursimet me anën e falsifikimeve. Hetimet ngjasojnë me skemën e mashtrimit me TVSH-në, ndërsa akuza thotë se do të kryhen një mori verifikimesh në QKR apo në QKL. Prokuroria sqaron se skema e falsifikimit mund të jetë bërë me ndihmën e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Tiranës. Akuza ka dyshime se të paktën 28 farmaci, me kontratë nga sigurimet shëndetësore, të cilat kanë përfituar rimbursimin e barnave, janë në proces verifikimi.

Prokuroria po bashkëpunon me antikorrupsionin në qeveri apo me Fondin e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, ndërsa konstatoi farmacitë në fjalë. Tashmë kanë filluar veprimet krahasuese apo edhe dëshmitë, ku mjekët që kanë emrin në receta po merren në pyetje. Nëse rezultojnë se nuk kanë firmosur, atëherë farmacitë apo zyrtarët që lëshuan rimbursimet do të ndiqen penalisht, siç edhe ndodhi për disa persona pak muaj më parë. Megjithatë, rastet e çuditshme të dhënies së recetave, apo të marrjes së rimbursimeve nga farmacitë, nuk kanë munguar.

“Hetimet e tanishme janë në fazën e verifikimit të çdo recete që ka shkuar në Fondin e Kujdesit Shëndetësor nga 28 farmacitë. Një nga këto receta ka rezultuar me probleme. Receta kishte emrin e mjekut, personin që përfitonte apo edhe barnën përkatëse. Ilaçi ishte për prostatën, ndërsa çudia qëndronte te përfituesi, që në këtë rast, ishte një grua”, – pohojnë burimet nga prokuroria. Sipas saj, hetimet për këtë rast do të verifikohen më tej, ku do të verifikohet nëse është e saktë apo e falsifikuar, ku fillimisht do të merret informacion për emrin e mjekut, gruan që e ka përfituar apo edhe administratorin e farmacisë që e ka dorëzuar në Fondin e Kujdesit Shëndetësor.

Megjithatë, burimet nga akuza pohojnë se janë mijëra receta që janë sekuestruar dhe ato do të verifikohen, për të nxjerrë dëmin që i është shkaktuar shtetit apo edhe përgjegjësit, duke mos përjashtuar as zyrtarë të tjerë të Kujdesit Shëndetësor. Gazeta Shqip

Next Post

Pastrimi i Parlamentit nga kriminelët, PD dorëzon draftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com