• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

by A R
16/09/2026 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Komisioni për Çështjet Ligjore ka zhvilluar procedurën parlamentare për projektligjin që prek pagat, statusin dhe garancitë kushtetuese të magjistratëve.

Në një deklaratë, Gjykata e cilëson procesin si shpërfillje të konsultimit institucional dhe kërkon që projektligji të mos kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit.

Gjykata e Lartë shprehet se përfaqësuesit e gjyqësorit janë njoftuar më pak se dy orë përpara për t’u paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore, por pavarësisht afatit të shkurtër kanë marrë pjesë në konsultim.

Sipas Gjykatës së Lartë, përfaqësuesve të gjyqësorit nuk iu vunë në dispozicion të gjitha amendamentet që ndryshonin projektligjin, ndërsa mungoi edhe informacioni i plotë mbi opinionin financiar të Qeverisë.

Gjykata argumenton se konsultimi institucional nuk mund të jetë thjesht formal dhe se qëndrimet e paraqitura duhet të shqyrtohen realisht përpara se një projektligj të dërgohet për votim.

Në qendër të kundërshtimeve janë çështje që lidhen me pagën referuese të magjistratëve, koeficientin 0,38 të pagës së Presidentit të Republikës, pagat e prapambetura, hierarkinë e pagave brenda sistemit gjyqësor dhe zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen vetëm duke iu referuar numrit të tyre, por duke zbatuar përmbajtjen dhe arsyetimin kushtetues që ato përcaktojnë.

Në deklaratë, Gjykata ngre gjithashtu shqetësime për ndryshimet e reja të bëra në projektligj, duke argumentuar se ato e vendosin gjyqësorin në një pozitë më të pafavorshme. Sipas saj, mungesa e transparencës dhe e konsultimit real krijon pikëpyetje që duhet të sqarohen nga Komisioni.

Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të mos e kalojë projektligjin në formën aktuale dhe kërkon që, përpara çdo procedure të mëtejshme, të ndërmerren disa hapa.

Kuvendi duhet të sqarojë rregullsinë, kohën dhe mënyrën e depozitimit dhe shqyrtimit të amendamenteve, si dhe arsyen pse ato nuk iu bënë të njohura gjyqësorit gjatë konsultimit.

Gjithashtu, Gjykata kërkon publikimin e mendimit të Këshillit të Ministrave mbi efektet financiare të projektligjit, verifikimin e procedurave dhe afateve parlamentare, si dhe mundësinë reale për gjyqësorin që të shprehet mbi variantin e fundit të projektligjit.

Në fund, kërkohet që projektligji të rivlerësohet në tërësi në raport me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimet e paraqitura nga gjyqësori.

“Gjyqësori ka folur. Gjykata Kushtetuese ka vendosur. Tashmë përgjegjësia është e Kuvendit”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

Gjykata thekson se nuk kërkon epërsi ndaj Kuvendit, por as nënshtrim ndaj tij, duke nënvizuar se ndarja e pushteteve përcakton kompetenca, kufij dhe kontroll kushtetues.

Next Post
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

Comments 2

  1. Vajza pa burrë says:
    8 hours ago

    O zot, deri ku ka mbërritur ÇMËNDURIA e Sokol Maliq SADUSHIT, sa të urdherojë, medemek duke sugjeruar, parlamentin Shqiptar.
    Ky është kulmi ose i ÇMËNNDURISË,
    Ose,
    Kulmi i HUMBJES SË LLOGJIKËS.
    Në të dy rastet, ai humbet rolin si gjykatës, dhe sidomos Kryetar i Gjykates së Lartë.
    Urgjent parlamenti, duhet të marrë masa, ose ra shkarkojë, ose ta mbyllë në çmëndinë.

    Reply
  2. Tekniku says:
    6 hours ago

    Deshtak plera ne drejtesine e “re” aty I keni ti gezoni.Shkoni merrni ata te kohes se kaluar se Jane me te thjeshte dhe modeste.I biri I Maliqit te mos beje trimin se eshte lepur Jo luan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com