• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by A R
16/09/2026 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veton Surroi ka bërë një analizë mbi aktgjykimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se thekson se vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe se procesi do të vazhdojë në apel.

Sipas tij, Gjykata nuk pranoi akuzat për krime kundër njerëzimit, duke konstatuar se nuk ishte provuar ekzistenca e një sulmi të drejtuar kundër popullsisë civile. Surroi thekson se aktgjykimi fokusohet në përgjegjësinë individuale për krime lufte dhe nuk e konsideron organizatë kriminale UÇK-në, luftën për çlirim apo synimin për pavarësinë e Kosovës.

Surroi nënvizon se dënimi i individëve nuk mund t’i atribuohet UÇK-së në tërësi dhe as të ndryshojë rolin e saj historik në çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë i Veton Surroit në Facebook

Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së

1. Aktgjykimi dënues ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së — Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit — nuk është ende i formës së prerë. Ankimi në shkallën e dytë do të kërkojë punë serioze juridike, të mbështetur në analizën dhe kundërshtimin e aktgjykimit të plotë, jo në emocione. Fajësia apo pafajësia eventuale, sikurse edhe kohëzgjatja përfundimtare e dënimeve, nuk do të varen nga protestat, rrjetet sociale apo deklarimet politike. Ato do të jenë produkt i një procesi juridik të vazhduar dhe racional.

2. Aktgjykimi i 16 shtatorit ka bërë një dallim thelbësor duke mos pranuar akuzën e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Gjykata konstatoi se veprimet kriminale përbënin një sulm të përhapur dhe sistematik, por se Prokuroria nuk kishte provuar se ky sulm ishte drejtuar kundër një popullsie civile si të tillë. Sipas Gjykatës, viktimat ishin përzgjedhur kryesisht mbi baza individuale.

3. Katër ish-drejtuesit e dënuar të UÇK-së dallojnë kështu edhe juridikisht nga të dënuarit në rastet Šainović et al. dhe Vlastimir Gjorgjeviq para Tribunalit për ish-Jugosllavinë. Në ato raste u vërtetua një fushatë shtetërore e drejtuar kundër popullsisë civile shqiptare dhe të akuzuarit u dënuan edhe për krime kundër njerëzimit.

4. Megjithatë, dënimet e shkallës së parë në rastin Shainoviq et al. shkonin nga 15 deri në 22 vjet burgim, ndërsa dy nga ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan me nga 25 vjet. Edhe duke pasur parasysh dallimet ndërmjet rasteve, përgjegjësinë individuale dhe praktikat e ndryshme të dënimit, kjo ngre një pyetje serioze për proporcionalitetin.

5. Shpallja e tyre të pafajshëm për gjashtë pikat e krimeve kundër njerëzimit e vendos aktgjykimin në një kontekst më të drejtë historik. Përderisa fushata e forcave serbe kundër popullsisë shqiptare të Kosovës është përcaktuar juridikisht si krim kundër njerëzimit, në rastin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk u provua ekzistenca e një sulmi kriminal të drejtuar kundër një popullsie civile si të tillë. Ky përfundim e vendos aktgjykimin në kontekstin e përgjegjësisë individuale për krime lufte. As UÇK-ja e as Kosova nuk mund ta marrin mbi vete këtë barrë fajësie. Aktgjykimi nuk e trajton si kriminal synimin për pavarësinë e Kosovës dhe thekson se ky proces nuk gjykon legjitimitetin e UÇK-së apo të luftës për pavarësi.

6. Aktgjykimi është mbështetur në parimin e rëndësishëm, se drejtësia e kauzës çlirimtare nuk e bën automatikisht të drejtë çdo veprim të kryer në emër të saj. Por, po kështu, dënimi i individëve për veprime kriminale nuk mund t’i atribuohet UÇK-së në tërësi, të ndryshojë rolin e saj historik në çlirimin e vendit apo të njollosë pavarësinë e Kosovës.

7. Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e ligjërimit se aktgjykimi i Hagës e dënon UÇK-në apo Kosovën e pavarur. Në aktgjykim nuk ekziston asnjë përfundim me të cilin përgjegjësia individuale për krime i bartet UÇK-së si organizatë ose përpjekjes së Kosovës për pavarësi.

8. Bellum iustum — lufta e drejtë e UÇK-së, e sendërtuar mbi lëvizjen popullore kundër okupimit të Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës — nuk është zhbërë nga ky aktgjykim si e vërtetë historike dhe morale.

9. Aktgjykimi, në fund, i ka individualizuar edhe viktimat. Edhe viktimat janë pjesë e kësaj historie, për to do të mësojmë më shumë nga teksti i plotë i aktgjykimit, në formën e vet të prerë.

Next Post
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In