• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID-19/ Punëdhënësit në SHBA të paduruar me të pavaksinuarit: Kujdes, ndryshe!

by Java News
02/08/2021 23:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punëdhënësit në SHBA po humbin gjithnjë e më shumë durimin me punonjësit e pavaksinuar. Një numër në rritje biznesesh po kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen kundër COVID-19, të alarmuar nga rritja e variantit Delta që është më ngjitës dhe të indinjuar që normat e vaksinimit në SHBA janë ulur.

Punëdhënësit në SHBA po humbin gjithnjë e më shumë durimin me punonjësit e pavaksinuar. Një numër në rritje biznesesh po kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen kundër COVID-19, të alarmuar nga rritja e variantit Delta që është më ngjitës dhe të indinjuar që normat e vaksinimit në SHBA janë ulur.

Për muaj me radhë, shumica e punëdhënësve amerikanë u mbështetën në fushata informacioni, shpërblime dhe stimuj të tjerë për të inkurajuar punonjësit e tyre të merrnin vaksinën kundër COVID-19. Tani, një numër në rritje po imponojnë rregulla për ta bërë më të vështirë për punonjësit të refuzojnë marrjen e vaksinës, disa duke e bërë detyrim, ndërsa disa të tjerë duke u kërkuar të pavaksinuarve që t’i nënshtrohen testimit të rregullt.

Ndër punëdhënësit që po bëhen më të ashpër është qeveria federale, qeveritë e shtetit të Kalifornisë dhe Nju Jorkut, gjigantët e teknologjisë Google dhe Facebook, kompania Walt Disney Co. dhe federata amerikane e futbollit NFL. Disa spitale, universitete, restorante, bare dhe vende të tjera argëtimi gjithashtu kanë filluar të kërkojnë provat e vaksinës.

Por masat e reja nuk ka gjasa të prekin shumë nga miliona amerikanë të pavaksinuar.

Shumë nga kompanitë që po kërkojnë vaksinime kanë kryesisht punonjës të cilët tashmë janë kryesisht të vaksinuar dhe ngurrojnë të punojnë përkrah atyre që nuk janë të vaksinuar.

Në dallim, kompanitë kryesore që mbështeten tek punëtorët me të ardhura të ulëta, prodhuesit e ushqimit, magazinat, supermarketet dhe zinxhirët e tjerë të dyqaneve, po i shmangen masave për ta bërë vaksinimin të detyruar nga frika e largimit të punonjësve dhe përkeqësimit të mungesës së fuqisë punëtore me të cilat përballen biznese të tilla.

Kompania “Tyson Foods” për shembull, tha se rreth gjysma e fuqisë së saj punëtore – 56,000 punonjës – kanë marrë vaksinën pasi kompania ka organizuar më shumë se 100 fushata vaksinimi që nga shkurti. Por kompania tha se nuk ka në plan të imponojë një detyrim për të vaksinuar gjysmën tjetër të punonjësve.

Kompanitë Walmart dhe Amazon, dy punëdhënësit më të mëdhenj privatë në vend, gjithashtu kanë refuzuar ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre me orë të shkurtuara. Por kompania Walmart tha se punonjësve në selinë e saj qëndrore do t’u kërkohet të vaksinohen deri më 4 tetor.

Qeveria federale, punëdhënësi më i madh në vend njoftoi javën e kaluar se të gjithë punonjësit dhe kontraktorët duhet të vaksinohen ose të testohen çdo javë dhe të humbasin privilegjet siç janë udhëtimet zyrtare.

Qeveria federale ka thënë se do të mbulojë kostot e testeve javore. Sa për punëdhënësit e tjerë, sigurimi shëndetësor mund të paguajë për testime të tilla në disa vende pune, por jo për disa të tjera./ VOA

Next Post
Zjarret, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, Peleshi: Serioze situata në Karaburun, nesër shtojmë kapacitetet

Zjarret, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, Peleshi: Serioze situata në Karaburun, nesër shtojmë kapacitetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
“Nga vrasja e Zelenskyt, te rënia e Putinit”, BBC: 5 skenarët si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

“Rusia duhet të mësojë nga Ukraina dhe të rinovohet”

July 18, 2026
Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In