• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmontohet ‘mina me sahat’ që Berisha i la ekonomisë/ 10 vite radhë e fitime marramendëse nga monopoli i kolaudimit të makinave

by Java News
01/12/2020 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i shqiptarja.com Adriatik Doci në shkrimin e tij thekson se Sali Berisha urdhëroi në vitin 2008 monopolizimin e shërbimit të kolaudimit të automjeteve, kompania zvicerane fitime deri në 100 % në kurriz të shqiptarëve, drejtuesit e automjeteve flinin në makina gjatë natês për të mbajtur radhën, një raport i KLSH dhe gjoba ndaj SGS Automotive Albania.

Fundi i vitit 2020 do të shënojnë edhe fundin e një prej koncesioneve më të debatuara në Shqipëri, pasi prej 10 vitesh i mbaron kontrata me shtetin shqiptar në 31 dhjetor të këtij viti.

Nga Adriatik Doci

Fundi i vitit 2020 do të shënojnë edhe fundin e një prej koncesioneve më të debatuara në Shqipëri, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, i konsideruar si korruptiv nga socialistët që kur ishin në opozitë. Kompanisë private SGS Automotive Albania, që ofron këtë shërbim prej 10 vitesh i mbaron kontrata me shtetin shqiptar në 31 dhjetor të këtij viti, datë pas të cilës hapet rruga për liberalizimin e këtij shërbimi, ashtu siç edhe ka premtuar qeveria ‘Rama’. Po cili është historiku i koncensionit të kolaudimit të automjeteve? Si u kthye në monopol ky shërbim dhe cilët janë protagonistët e privatizimit?

Koncesioni, i konsideruar si një prej ‘minave me sahat’ që Partia Demokratike kishte vendosur në ekonominë shqiptare, është produkt i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në shkurt të vitit 2008, Berisha firmosi një vendim, ku caktonte Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të realizonte procedurën e dhënies me koncesion të shërbimit të kolaudimit të automjeteve.

Pa ia kërkuar askush, SGS, me 18 dhjetor 2008, paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit. Me datën 23 Janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Kompania u regjistrua në Shqipëri 11 ditë pasi firmosi kontratën, me kapital zyrtar 100 lekë.

Koncesioni ishte monopolist, pasi kompania kishte të drejtën ekskluzive për të operuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa kontrolli teknik është një detyrim ligjor. Dretuesit e automjeve nuk kishin asnjë mundësi tjetër zgjidhjeje. Nga ana tjetër, përfitimet e kompanisë ishin 100 % në raport me kostot.

Në datën 6 shtator 2010, një vit pas nënshkrimit të kontratës, kompania koncensionare SGS Automotive Albania arriti të përfundonte investimin në 14 qendra ekzistuese të kolaudimit të makinave, shërbim i cili deri në atë kohë ofrohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Kompania ngriti edhe një qendër të re të kontrollit teknik të makinave, në Fushë-Prezë, Tiranë. Sipas kontratës, kompania duhej të investonte 4.3 milionë euro. Për të mbuluar këtë investim, kompania do të merrte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, e cila deri në atë kohë shkonte në buxhetin e shtetit./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Falsifikoi dokumentet/ SPAK kërkon dënimin me burg për ish-anëtarin e KPA Luan Daci

Falsifikoi dokumentet/ SPAK kërkon dënimin me burg për ish-anëtarin e KPA Luan Daci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

October 25, 2026
U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

October 25, 2026
Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

October 25, 2026
Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

October 25, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

October 25, 2026
“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

October 25, 2026
Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

October 25, 2026
“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

October 25, 2026
Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In