• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“’Cirku’ do marrë fund, jeni në paligjshmëri”/ Kërkuan zgjatjen e afateve, mazhoranca rrëzon propozimin e opozitës

by S T
19/07/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni hetimor për sistemin Tims pritet të paraqesë të martën raportin përfundimtar, ndërsa socialistët nuk kanë pranuar zgjatjen e afateve të komisionit.

Kreu i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji, paraqiti sot disa fakte dhe prova mbi manipulimin e TIMS-it, ndërsa paralajmëroi se kjo është arsyeja sepse socialistët nuk duan zgjatjen e hetimeve apo hartimin e raportit ditën e sotme.
“Nuk ju lemë ta kaloni këtë çështje pa raport. Detyra ime është që ky komision të dalë me një raport, ju mund t’i bllokoni hetimet me forcë, por nuk do t’ia arrini.

Çështja është si do e bëjnë ekspertët raportin nëse ju nuk i njihni me procesverbalet”, tha Salianji, duke replikuar me deputetët socialistët.

Ekspertët e pranishëm në komision kanë pohuar se procesverbalet e seancave të mbyllura nuk u janë vënë në dispozicion.

“Jemi në pritje të një vendimmarrjeje, nuk e dimë se si do të operohet”, tha një prej ekspertëve të atashuar pranë komisionit hetimor.

Të gjithë ekspertët janë shprehur se nuk njihen me procesverbalet e seancave të mbyllura, ndërsa u shprehën se nga momenti që do të njihen me këto dokumente do të nisi edhe përpilimi i raportit.

“Brenda datës 21 korrik është e pamundur që ne të hartojmë raportin, edhe sikur të punojmë 24 orë në 24, sikundër edhe sikur të na vihen në dispozicion materialet elektronikisht”, pohuan ata.

Gjatë mbledhjes, u propozua nga deputeti demokrat Lefter Gështenja që të zgjatej afati i komisionit hetimor me 60 ditë. Por kjo kërkesë u rrëzua me 5 votat e anëtarëve socialistë të komisionit. Në anën tjetër, u miratua propozimi i socialistëve që Komisioni Hetimor të paraqiste raportin ditën e martë.

Debatet

Toni Gogu: Sot të deklarojmë përfundimin e hetimit. Afati përfundon të dielën. Të martën të bëhet leximi i raportit përfundimtar. Sot deklarojmë përfundimin e hetimit, të martën mblidhemi për raportin.

Ervin Salianji: Doni të shpëtoni, nuk keni më as justifikimin e tualetit, doni ta mbyllni sa më shpejt. Duke qenë se jemi në pamundësi të ushtrojmë veprimtari, duke qenë se PS dhe deputetët e saj bënë çdo përpjekje për t’iu shmangur përballjes dhe transparencës së zyrtarëve, përpjekje të paimagjinueshme për të mos zhvilluar mbledhjen, do ta bëjmë raportin pavarësisht se ka vetëm 2 ditë kohë…data 21 është afati i fundit, e marta të jetë ditë fundore, nëse ju e keni raportin të gatshëm siç ua kanë sjellë nga Ministria, na e dërgoni se ndoshta biem në dakordësi. Hetimi parlamentar është i cunguar. Votimi 5:4. Ditën e martë çdo lloj cirku do t’i përgjigjemi me kallëzim penal nëse nuk vini në dispozicion procesverbalet e zbardhura…Siç bëtë ndërhyrjen në TIMS në mënyrë të paligjshme, po bëni edhe mbrojtjen këtu në mënyrë të paligjshme.

Nasip Naço: Propozoj që mbledhja të martën të jetë në orën 17.00. Për shkak të agjendës së ngjeshur të komisioneve të Kuvendit. Shpresoj ta merrni parasysh që të mos na akuzoni në këtë drejtim.

Elda Hoti: Shqiptarët e panë që kishte ndërhyrje në TIMS dhe për llogari të kujt ishte bërë.

Ervin Salianji: Atëherë, mbledhja do të jetë ditën e martë, ora 17.00.

Next Post
Nga shtatori nis rivlerësimi i pasurisë, deputetët “ndahen” për normën e tatimit

Nga shtatori nis rivlerësimi i pasurisë, deputetët "ndahen" për normën e tatimit

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Duke pritur e vendimin e apelit babalja kerkon zgjatjen e kohes se komisionit per TIMS . Thjeshte eshte nje taktike e deshtuar se do shkoj ne burg

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë

Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë

April 22, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

April 22, 2026
Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

April 22, 2026
Wang Yi: Kina e gatshme të punojë me të gjitha palët

Wang Yi: Kina e gatshme të punojë me të gjitha palët

April 22, 2026
Bashkimi Evropian miraton kredinë 90 miliardë euro për Ukrainën

Bashkimi Evropian miraton kredinë 90 miliardë euro për Ukrainën

April 22, 2026
Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

April 22, 2026
Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

April 22, 2026
Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

April 22, 2026
Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

April 22, 2026
Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In