• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

by E B
22/04/2026 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook, ku komenton zhvillimet politike në vend dhe rolin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

Në postimin e tij, Ngjela e cilëson linjën politike të Sali Berisha si një “tragjikomedi”, duke theksuar se deklaratat e tij publike përbëhen kryesisht nga denoncime. Ai bën një krahasim me praktikën e dikurshme të Partisë së Punës, që sipas tij bazohej te akuzat ndaj “armiqve”, të cilat i konsideron të pavërteta.

Ngjela ngre pikëpyetje pse Berisha, sipas tij, nuk i drejtohet zyrtarisht SPAK për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, por zgjedh t’i bëjë ato vetëm në mënyrë publike. Ai thekson se SPAK nuk kontrollohet nga qeveria dhe financohet nga ndërkombëtarët, duke shtuar se kjo, sipas tij, lidhet me frikën e Berishës për shkak të hetimeve që janë hapur ndaj tij për korrupsion.

Reagimi i Ngjelës

Komedia Berisha po vijon gjatë në Shqipëri.

Në fakt vija politike e Berishes nga historia do të quhet një tragjikomedi

Nga Saliu sot dëgjon vetëm denoncime.

Shikoni edhe politikën e Partisë së Punës në Shqipëri; kryesorja.- ka qenë vetëm denoncime armiqsh, dhe të gjitha gënjeshtra.

Po Saliu, si një anëtar ekstremist i Partisë së Punës që ka qenë – pse denoncon meditikisht kryeministrin dhe nuk drejtohet në SPAK me një denoncim ligjor për krimet e kryeministrit Rama?

Ndërsa…

Saliu e di qe SPAK as drejtohet e as paguhet nga qeveria aktuale, por me pagesë ndërkombëtare për rrogat e SPAK, të cilat janë shumë të larta.

Atëherë?

Asgjë. Kjo është frika e Saliut nga SPAK – u, i cili i ka filluar procesin penal kundër Sali Berishës, të akuzuar për korrupsion.

Të shohim, se SPAK drejtohet dhe paguhet nga ndërkombëtarët.

Atëherë?

Asgjë të gjithë shqiptarët po presin SPAK – un.

Të shohim pra, politika amerikane a do ta kryejë atë që ka thënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që “ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni?

Ok.

Nuk ështe bërë pak, por sistemi skuzator si proces antikorrupsion duhet të vijojë më sistematikisht.

Shqiptarët po presin me shpresë nga politika amerikane në vijimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe ende kanë besim te politika amerikane për këtë çështje.

Po Amerika?

Amerika do të forcohej shumë në luftën politike që ka kundër Rusisë, nëse ajo, me forcën e saj në aleancën e ngushtë Shqipër – Amerikë, do ta eliminonte korrupsionin e larte shtetëror në Shqipëri.

Next Post
Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë

Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com