• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CIA i frikësohet efektit “Afganistan”: Kujt do t’i mbetet arsenali i madh i armëve që po dërgon Perëndimi në Ukrainë?

by Java News
22/04/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në selinë qendrore të CIA-s amerikane, Lengli, kanë nisur të bëjnë disa llogari, duke iu frikësuar fatit të armëve të shumta që janë dërguar dhe po dërgohen në Ukrainë. Në fillim të luftës, lista e armatimeve përfshinte vetëm furnizimet prej 2.7 miliardë dollarësh që mbërritën pas vitit 2014, dhe shtimin e rreth 200 milionë dollarëve ndihmë të cilën Xho Bajden e premtoi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Pas pushtimit rus dërgesat u shtuan në mënyrë drastike. Sipas të dhënave zyrtare nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, ngarkesa me vlerë 3.4 miliardë dollarë u nisën për në Kiev duke filluar nga 24 shkurti. Këtyre i shtohen 800 milionëve ndihmë shtesë të premtuara nga Bajden, dhe që do të shpërndahen duke nisur nga java e ardhshme.

Pra armë me vlerë rreth 7.1 miliardë dollarë, janë sot pjesë e arsenalit të ushtrisë ukrainse. Një ndihmë së cilës duhet t’i shtohen dërgesat që janë të  barabarta me rreth 1.6 miliardë dollarë vetëm nga vendet evropiane, dhe mbi 550 milionë ndihmë e dhënë  nga Britania e Madhe.

Pra mbi 9 miliardë dollarë armë, të cilat siç shpjegoi së fundmi në kushte anonimiteti një zyrtar i inteligjencës amerikane për CNN, askush nuk e di saktësisht se ku përfunduan apo si janë përdorur. Dhe kjo e panjohur nuk është një problem i vogël.

Sepse në Lengli nuk i kanë harruar problemet pas tërheqjes së Rusisë nga Afganistani në vitin 1989. Menjëherë pas dhe gjatë gjysmës së parë të viteve 1990, CIA u detyrua të gjurmonte dhe më pas të blinte raketat “Stinger” që mbetën në duart e muxhahidinëve, që rrezikonin t’i shiteshin grupeve terroriste apo vendeve armike që ishin të gatshme ta kopjonin teknologjinë e tyre.

Dhe rasti i Ukrainës nuk është i ndryshëm. Edhe për shkak se armët, pasi u shpërndahen emisarëve ukrainas që i presin në bazat e NATO-s në Poloni, Rumani dhe Sllovaki, humbin gjurmët shumë shpejt.

“Për një kohë të shkurtër ne mund të mbështetemi tek një besnikëri e caktuar. Por kur ngarkesat e armëve hyjnë në zonën e luftës, kjo besnikëri reduktohet në zero. Armët përfundojnë shumë shpejt në një vrimë të zezë të madhe, nga e cila nuk del asnjë informacion”- shpjegojnë për CNN burimet e inteligjencës amerikane.

Kjo deklaratë bën të qartë se NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk kanë asnjë kontroll mbi destinacionin dhe përdorimin e këtyre dërgesave. Nga këtu burojnë edhe shqetësimet e drejtuesve të CIA-s.

Nëse qoftë edhe vetëm një numër i vogël raketash antitank apo kundërajrorësh do të binte në duart e grupeve jashtë kontrollit të ushtrisë ukrainse, Evropa do ta gjente veten përballë një kërcënimi shumë tinëzar brenda kufijve të saj.

Ndonjë nga grupet e ndryshme nacionaliste dhe ekstremiste të angazhuar aktualisht në anën e Kievit, pas një armëpushimi të mundshëm, mund t’i përdorë ato armë në përpjekje për të kapur pushtetin. Për shkak të këtyre paqartësive, sipas burimeve të inteligjencës që kanë folur për CNN, bëhet shumë e rrezikshme që të plotësohen të gjitha kërkesat që vijnë nga Volodimir Zelenski dhe qeveria e tij.

“Ata janë në luftë dhe çdo gjë që bëjnë apo thonë publikisht, synon që t’i japë avantazh dhe fitoren e luftës”- shpjegojnë burimet e CNN, që kujtojnë se në çdo konflikt, shqetësimi kryesor i atyre që gjenden të rrethuar është t’i garantojnë vetes ndihma gjithnjë e më të konsiderueshme ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, ata që i furnizojnë duhet të mos harrojnë se në të ardhmen këto armë mund të përdoren kundër tyre. / “Il Giornale” – Bota.al

Next Post
“The making of Albanians”

A mund ta kthejë Rama, populizmin e tij në vlerë për pushtet!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

April 23, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja çfarë thotë kreu i ‘Agrares’

April 23, 2026
Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

April 23, 2026
Dyfytyrësia e politikës

Dyfytyrësia e politikës

April 23, 2026
Papa Leoni XIV dënon konfliktin në Lindjen e Mesme: S’mund të jem në favor të luftës Njerëzve po u merret jeta padrejtësisht

Papa Leoni XIV dënon konfliktin në Lindjen e Mesme: S’mund të jem në favor të luftës Njerëzve po u merret jeta padrejtësisht

April 23, 2026
Deputetja Sara Mila akuza PD-së: Shkojnë ankohen për ne në BE! Nuk duan që Rama të na integrojë

Deputetja Sara Mila akuza PD-së: Shkojnë ankohen për ne në BE! Nuk duan që Rama të na integrojë

April 23, 2026
Parlamenti, siç duhet të jetë

Parlamenti, siç duhet të jetë

April 23, 2026
Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm! Indeksi i sigurisë e rendit në vend të 59 nga 116 shtete

Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm! Indeksi i sigurisë e rendit në vend të 59 nga 116 shtete

April 23, 2026
“Filtra më të fortë për financat”, Banka e Shqipërisë miraton rregulla të reja për institucionet financiare

“Filtra më të fortë për financat”, Banka e Shqipërisë miraton rregulla të reja për institucionet financiare

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In