• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Charles III drejton kombin në homazhet për Mbretëreshën, sot mban fjalimin e parë si mbret

by
09/09/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë që prej ditës së djeshme në Britani, në të gjitha ndërtesat qeveritare dhe shërbimet publike, si dhe në pallate, pas shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Qytetarët britanikë jashtë Pallatit Buckingham qanë kur zyrtarët vendosën një njoftim që konfirmonte vdekjen e mbretëreshës në portat prej hekuri të shtëpisë së mbretëreshës në Londër dhe vendosën dhjetëra buqeta shumëngjyrëshe te portat.

Tashmë kanë filluar përgatitjet për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth dhe sipas protokollit Mbretëria e Bashkuar hyn në një periudhë zie 10-ditore. Për shkak se Mbretëresha Elizabeth vdiq në Skoci, operacioni Unicorn pritet të zbatohet për të transportuar trupin në Londër.

Parlamenti është mbledhur në në mesditë dhe deputetët do të bëjnë nderime për Mbretëreshën. Gjithashtu në mesditë kanë rënë kambanat në nderim të Mbretëreshës në Ëestminster Abbey, Katedralen e Shën Palit dhe Kështjellën Ëindsor. Rreth orës 13:00, 96 të shtëna topi janë dëgjuar në të gjithë vendin që mbretëroi Elisabeth për mbi 70 vite.

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe Charles III dhe bashkëshortja e tij Kamila kanë lënë Kështjellën Balmoral dhe janë nisur drejt Londrës, ku monarku i ri pritet që t’i drejtohet kombit me një fjalim. Mbreti Çarls III do t’i drejtohet kombit me një deklaratë televizive në orën 18:00, ndërsa Parlamenti pritet të kryejë homazhe sot dhe nesër para se të shtyhen punimet për dhjetë ditë.

Ndërkohë ndeshjet sportive të planifikuara janë anuluar për një vendim të dytë, duke përfshirë ndeshjet e futbollit në Ligën e Futbollit anglez si dhe ligën e Futbollit në Irlandën e Veriut. Garat me kuaj u ndërprenë, ndërsa loja e së premtes në ndeshjen testuese mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut u anulua. Shfaqjet teatrore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pritet të vazhdojnë, duke mbajtur një minutë heshtje. Ceremonia e ndarjes së çmimit Mercury Music Prize u anulua të enjten në mbrëmje. Dhe festivali i muzikës klasike me famë botërore BBC Proms anuloi shfaqjen për sot dhe Natën e fundit të Proms të shtunën më 10 shtator, si shenjë respekti për Mbretëreshën.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërroi jetë dje në moshën 96-vjeçare. Ajo vdiq në mënyrë paqësore në Kalanë Balmoral të enjten pasdite, tha Buckingham Palace.  I biri i saj, 73 vjeçari Charles, u bë automatikisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu i shtetit për 14 territore të tjera, përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Ai do të njihet si Mbreti Charles III . Bashkëshortja e tij, Camilla, do të njihet si Mbretëresha Bashkëshorte.Në një deklaratë, Charles e quajti vdekjen e nënës së tij “një moment trishtimi të jashtëzakonshëm për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”. Pritet që Charles të shpallet zyrtarisht Mbret të shtunën. Kjo do të ndodhë në Pallatin St James në Londër, përballë një organi ceremonial të njohur si Këshilli i Aderimit.

/e.d

Next Post
Kërcënimi i kryebashkiakut turk: Do të bëhem kamikaz dhe do të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë

Kërcënimi i kryebashkiakut turk: Do të bëhem kamikaz dhe do të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In