• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë na mëson Ramazani/ Muaji i agjërimit, lutjes, mëshirës dhe faljes. Nga gjërat e ndaluara tek Nata e Fatit

by Java News
02/04/2022 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramazani është muaji i vëllazërisë, i dashurisë dhe i solidaritetit islam. Ramazani është muaji i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit; muaji i nëntë i kalendarit mysliman të hixhrit, i cili llogaritet sipas Hënës dhe jo sipas Diellit.

Agjërimi i Ramazanit fillon çdo vit 10 ditë më herët ose, gjatë vitit të brishtë, 11 ditë më herët se ai i mëparshmi. Kështu, çdo ditë e vitit në një periudhë të caktuar mbulohet me agjërim.

Heqja dorë nga ushqimi, pijet, mendimet dhe veprat e këqija

Gjatë Ramazanit, të gjithë myslimanët në botë heqin dorë nga ushqimi, pijet, mendimet dhe veprat e këqija nga mëngjesi (syfyri) deri në mbrëmje (iftari).

Nga ata gjithashtu pritet që sa më me besnikëri të pasojnë mësimet e Muhamedit, gjë që përfshijnë edhe përpjekjen për marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve. Rëndësi i kushtohet pastërtisë së mendimit dhe veprave.

Sipas profetit Muhamed, së bashku me ngrënien dhe pirjen, këto gjëra e prishin agjërimin: gënjeshtra, sharjet, thashethemet, shpifjet dhe shikimi i pasionuar. Nëse hahet apo pihet diçka në harresë, nuk e prish agjërimin, me kusht që besimtari ta ndërpresë atë sapo t’i kujtohet agjërimi.

Nga ana tjetër, nëse nga pakujdesia gëlltitet vetëm një pikë uji gjatë abdesit (larja rituale para namazit) ose larjes, agjërimi prishet automatikisht. Në këtë mënyrë, Islami e dallon neglizhencën nga pakujdesia.

Nata e Fatit

Besohet se me fillimin e muajit të Ramazanit hapen dyert e Xhenetit (parajsës), dyert e Xhehenemit (ferrit) mbyllen dhe shejtanët (djajtë) lidhen me zinxhirë. Besohet se nata e 27-të e Ramazanit (Laylat al-Qadr) është nata më e rëndësishme e vitit, sepse pikërisht gjatë asaj nate filloi shpallja e Librit të Shenjtë Kuranit. Prandaj Nata e Kadrit është nata e përcaktimit, nata e fatit, prandaj thonë se vlera e saj është “më shumë se një mijë muaj në të cilët nuk ka natë të tillë”.

Fjala është për natën kur engjëjt (meleqet), me lejen e Zotit, zbresin në tokë dhe përmbushin dëshirat e vdekatarëve dhe u falin mëkatet e vogla, me kusht që ta kalojnë atë në adhurim (duke besuar dhe shpresuar).

Për Ramazanin thuhet se është “mysafiri më i dashur” në çdo shtëpi myslimane dhe vlen më shumë se një mijë muaj të tjerë. Agjërimi është manifestim i fshehtë i besimit dhe për këtë është i veçantë sepse, thonë ata, në të nuk ka hipokrizi.

Besohet se gjatë agjërimit njeriu merr disa nga cilësitë e Zotit, nuk ha, nuk pi dhe nuk ka nevojë për to. Kur agjërojnë, besimtarët e dinë se po e bëjnë këtë për hir të Zotit dhe se ai i shpërblen veçanërisht për këtë. Ngrënia dhe pirja lejohen gjatë natës.

Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka katër dimensione – shpirtërore, morale, solidare dhe shëndetësore. Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.

Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u përshtaten detyrimeve fetare.

Gjatë netëve të Ramazanit, tubimet familjare janë të shpeshta dhe tryezat janë plot me ushqime të ndryshme nga kuzhina tradicionale myslimane.

Pas agjërimit 30-ditor të Ramazanit, fillon Fitër Bajrami treditor, i cili konsiderohet një festë e madhe në Islam. Këto janë ditët kur besimtarët, të kënaqur me detyrimet e përmbushura ndaj Zotit, u kthehen jetës së përditshme.

Agjërim të lehtë! /Telegrafi/

Next Post
‘U qeshi magjistratëve’/ ‘Serial-killeri’ Nuredin Dumani “kyç gojën” para hetuesve: S’ua pashë fytyrat

'U qeshi magjistratëve'/ ‘Serial-killeri’ Nuredin Dumani “kyç gojën” para hetuesve: S’ua pashë fytyrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In