• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë fuqie ka policia sekrete në Serbi?

by El Be
20/04/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) – institucion kryesor i inteligjencës civile – prej kohësh ndodhet në qendër të debatit publik: a është një mekanizëm për mbrojtjen e shtetit, apo një instrument i pushtetit për kontroll politik?

E themeluar në vitin 2002 si pasardhëse e strukturave të mëparshme të sigurisë, BIA ka mandat të qartë ligjor: mbledhjen e informacionit, kundërzbulimin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Serbisë.

Megjithatë, mënyra se si ky mandat zbatohet në praktikë, ka nxitur kritika të vazhdueshme nga ekspertë, aktivistë dhe organizata ndërkombëtare.

Një nga shqetësimet kryesore të tyre lidhet me, siç thonë, ndërhyrjen e BIA-s në jetën politike në Serbi.

“Ne nuk do të jetonim në një vend si ky nëse Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit do të merrej me atë që thotë ligji”, thotë për programin “Ura” të Radios Evropa e Lirë avokati Bozho Prelleviq, i cili pas rënies së Sllobodan Millosheviqit në Serbi ishte ministër i Brendshëm në Qeverinë e përkohshme të këtij vendi.

“Jo vetëm BIA, por edhe shërbimet e tjera të inteligjencës merren kryesisht me ruajtjen e fuqisë së partisë në pushtet”, shton ai.

Këtë pikëpamje ndan edhe Predrag Petroviq, drejtor i kërkimeve në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

“Për shumë vite, BIA është marrë kryesisht me mbrojtjen e regjimit dhe njerëzve të afërt me partinë në pushtet”, thotë ai.

“Armiku numër 1”

Që nga fundi i vitit 2024, Serbia përballet me protesta masive antiqeveritare, të udhëhequra nga studentët, të cilat shpërthyen pas një incidenti tragjik në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Studentët kanë drejtuar akuza ndaj pushtetit, duke ia atribuuar një pjesë të përgjegjësisë për ngjarjen, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës në nënshkrimin e kontratave me kompanitë ndërtimore.

Petroviq thotë se qasja e BIA-s ndaj këtyre studentëve është shqetësuese, pasi i trajton ata si “armiq të brendshëm”.

Ai i referohet një filmi propagandistik, të transmetuar gjatë festimit të Ditës së BIA-s në tetor të vitit të kaluar, ku lëvizja studentore paraqitej si element destruktiv dhe ku theksohej se agjencia, së bashku me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, kishin arritur të parandalonin një të ashtuquajtur “revolucion me ngjyra”.

Sipas tij, kjo tregon qartë se për regjimin aktual, studentët janë shndërruar në “armikun numër një”.

“Nuk kam iluzione se BIA do të ishte edhe më represive ndaj studentëve, nëse Serbia nuk do të ishte në Evropë dhe e rrethuar nga anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thotë Petroviq.

A i përgjon BIA qytetarët?

“Natyrisht”, thotë Petroviq.

“Brenda saj ka një qendër monitorimi, e pajisur me teknologji për mbikëqyrje digjitale, përfshirë edhe programe të posaçme për ndjekjen e telefonave mobilë”, shpjegon ai.

Sipas pretendimeve të organizatës Amnesty International, kujton Petroviq, BIA ka zhvilluar bashkëpunim edhe me shërbimet ruse të sigurisë.

Dhe, gjatë këtyre proceseve të mbikëqyrjes, sipas tij, shpesh nuk respektohet detyrimi ligjor që përgjimi të bëhet vetëm me urdhër gjykate.

“Së voni kishim rastin e dy studentëve nga Novi Pazari, të cilët u arrestuan bazuar në një bisedë të përgjuar, e që, sipas avokatëve të tyre, nuk ishte subjekt i urdhrit të gjykatës”, thotë Petroviq.

Prelleviq shpjegon se, në parim, nuk është e ndaluar që pjesëtarët e BIA-s t’i legjitimojnë qytetarët gjatë protestave, por shton se kjo çështje në Serbi nuk është e rregulluar në të njëjtën mënyrë si në shumë vende evropiane.

Sipas tij, në shumicën e shteteve evropiane legjitimimi i qytetarëve lejohet vetëm në raste kur ekziston një arsye e qartë apo një shkelje e kryer.

“Te ne është e mundur që qytetarët të legjitimohen kudo”, thotë Prelleviq.

Ai kritikon ashpër mënyrën se si është zhvilluar BIA, duke theksuar se ajo nuk është konceptuar si polici sekrete, por si institucion për mbrojtjen e integritetit territorial, luftën kundër krimit ekonomik e ekologjik dhe kundërzbulimin.

Ai thotë se problemi qëndron në faktin se, në vend të një shërbimi të kontrolluar dhe të balancuar, është krijuar një strukturë me fuqi të pakontrolluar që mund të përdoret edhe për frikësim, ndërsa mungesa e kontrollit parlamentar dhe të brendshëm e bën atë të rrezikshme për qytetarët dhe të përshtatshme për abuzim nga pushteti.

“Kur nuk ka kontroll parlamentar dhe të brendshëm, atëherë nuk ka fare kontroll mbi shërbimin e sigurisë. Atëherë, ka një shërbim sigurie të përshtatur për ata që janë më të prirë ta uzurpojnë pushtetin”, thotë Prelleviq.

Kujt i raporton BIA sipas ligjit?

Petroviq thekson se BIA, në teori, duhet t’i përgjigjet Qeverisë dhe të jetë nën kontrollin e një “rrjeti institucionesh”, si Kuvendi, Avokati i Popullit dhe Komisionari për informacione publike, por në praktikë ky sistem, sipas tij, është dobësuar, për shkak të rrëshqitjes së Serbisë drejt autoritarizmit.

Të dy ekspertët thonë se qytetarët nuk kanë asnjë detyrim ligjor t’u përgjigjen të ashtuquajturave “biseda miqësore” me BIA-n, edhe pse në praktikë ato thirrje prezantohen si vullnetare dhe pa pasoja.

Por, fakti që në këto biseda zakonisht thirren persona që kritikojnë ose kundërshtojnë pushtetin, ngre dyshime serioze për qëllimin e tyre, sipas Prelleviqit.

“Qartazi, bëhet fjalë për abuzim të shërbimit të sigurisë”, pohon edhe Petroviq.

Ai vlerëson se BIA, në praktikë, i shërben udhëheqjes së partisë në pushtet, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe rrethit të tij më të afërt, duke u përdorur për mbrojtjen e pushtetit dhe interesave të tyre.

Ndërsa, Prelleviq shkon edhe më tej, duke thënë se agjencia i shërben “vetëm një njeriu” dhe nevojave të tij, duke i konsideruar qytetarët “peng” të këtij sistemi.

“Unë mendoj se Serbia po shkruan një libër rreth abuzimit të teknologjisë, financave dhe shërbimeve të sigurisë për të mbajtur në pushtet vetëm një njeri dhe një familje”, përfundon Prelleviq./ REL

Next Post
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do të mbahet takimi dypalësh në Uashington

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do të mbahet takimi dypalësh në Uashington

April 20, 2026
“Lëvizjet e ish-deputetit po i japin frymë PD”, Ben Andoni komenton përplasjet e Salianjit me Berishën

“Lëvizjet e ish-deputetit po i japin frymë PD”, Ben Andoni komenton përplasjet e Salianjit me Berishën

April 20, 2026
Histori si në filma! Mega-mashtrimi, “Prokurori 007” i SPAK

Histori si në filma! Mega-mashtrimi, “Prokurori 007” i SPAK

April 20, 2026
Trump: Nuk ishte Netanyahu që më shtyu të hynim në luftë me Iranin

Trump: Nuk ishte Netanyahu që më shtyu të hynim në luftë me Iranin

April 20, 2026
Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori që u arrestua sot në Tiranë

Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori që u arrestua sot në Tiranë

April 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës, gjykata lë në burg 5 qytetarë, 6 të tjerë në detyrim paraqitjeje

Protesta e dhunshme e Berishës, gjykata lë në burg 5 qytetarë, 6 të tjerë në detyrim paraqitjeje

April 20, 2026
Abdixhiku: Po punoj për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK

Abdixhiku: Po punoj për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK

April 20, 2026
Delegacioni amerikan drejt Pakistanit, Donald Trump: Marrëveshja firmoset sot

Delegacioni amerikan drejt Pakistanit, Donald Trump: Marrëveshja firmoset sot

April 20, 2026
Irani i gatshëm të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me SHBA

Irani i gatshëm të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me SHBA

April 20, 2026
Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor: Rrezikohen mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes! Ja sa mund të humbasë Shqipëria

Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor: Rrezikohen mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes! Ja sa mund të humbasë Shqipëria

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In