• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çerdhja fitoi 1 milionë dollarë në lotari/ Banda kërcënon prindërit e fëmijëve: Na i jepni t’i blejmë armë

by Java News
23/11/2021 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit në Meksikën jugore thonë se po kërcënohen nga një bandë pasi çerdhja ku ata çojnë fëmijët e tyre fitoi rreth 1 milion dollarë në një lotari.

Çerdhja ka rreth 25 fëmijë dhe prindërit e tyre u vunë në krye të administrimit të çmimit të fituar nga institucioni. Menjëherë lajmi u bë publik, ata nisën të marrin kërcënime nga një grup i armatosur, i cili kërkonte që t’i përdornin paratë për të blerë armë për bandën.

Familjet thonë se u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre. Dhuna mes bandave është e përhapur në Meksikë dhe grupet e armatosura shpesh përpiqen të rekrutojnë vendas në luftën e tyre me rivalët për kontrollin e territorit.

Një numër i biletave prej 500 bileta të lotarisë u blenë nga dashamirës anonimë dhe iu dhuruan shkollave dhe çerdheve të varfra në të gjithë vendin.

Shteti meksikan organizoi lotarinë pasi një plan i mëparshëm për të bërë shortin për të mbledhur fonde për furnizimet spitalore. Një listë me 100 fituesit u shpall në shtator 2020 dhe u botua në gazetat meksikane.

Mes fituesve ishte edhe çerdhja në fshatin indigjen të Ocosingo ishte ndër fituesit. Fitimi i papritur ishte arsye për festë në fillim, por problemet filluan menjëherë pasi u përhap lajmi.

Anëtarët e shoqatës së prindërve thonë se ata filluan të merrnin kërcënime nga një grup i armatosur i quajtur Los Petules, i cili kërkonte që paratë e çmimit të përdoreshin për të blerë armë për bandën, e cila thuhet se kishte planifikuar të sulmonte një grup rival në një fshat fqinj.

Prindërit refuzuan dhe në vend të kësaj shpenzuan një pjesë të parave për një çati të re për çerdhen. Kërcënimet u shtuan këtë vit kur prindërit vendosën të përdorin paratë e mbetura, rreth 700 mijë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën në fshatin e tyre.

Në mars, një prind u qëllua me armë nga anëtarët e bandës të cilët kërkuan që ai të dorëzonte paratë e çmimit. Muajin e kaluar situata u përshkallëzua më tej kur banda sulmoi gratë dhe fëmijët në fshat, duke bërë që 28 familje të braktisnin shtëpitë e tyre.

Një anëtar i shoqatës së prindërve tha se komuniteti kishte humbur “bagëtitë, shtëpitë tona, frigoriferët, të korrat tona të misrit dhe fasules, pulat tona”.

Një zëdhënës i familjeve tha se ata kishin njoftuar autoritetet lokale për gjendjen e tyre, por nëse banda nuk çarmatosej dhe shpërbëhej, ata nuk do të mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre./m.j

Next Post
Shehaj flet pas verifikimit të firmave të delegatëve: Kuvendi 11 dhjetorit është legjitim, jam i detyruar të shkoj!

Shehaj flet pas verifikimit të firmave të delegatëve: Kuvendi 11 dhjetorit është legjitim, jam i detyruar të shkoj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

May 29, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In