• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çdo të ndodhë nesër në selinë e PD, a ka bazë kërcënimi i Berishës për dhunë?!

by Ylli Pata
07/01/2022 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gjithë këto ditë, në panele apo emisionet e lajmeve; në lidhjet direkte me tashmë telenovelën e selisë së PD-së, sipikerët dhe moderatorët bëjnë vetëm një pyetje: Ç’do të ndodhë nëse?

Në fakt, e gjithë kjo yshtje apo histeri për veprime të dhunshme, duket si dëshirë mazokiste për të nxitur një sherrnajë që të ketë pasoja të rënda.

Pasi realisht opinion publik kërkon të dijë nga politikanët rrugët dhe idetë për të realizuar aksione apo projekte politike.

Se sa për dhunën, apo aktet e rënda, që janë të shkruara të bardha në të zezë jo vetëm në Kodin penal, por edhe në ligjet e tjera si akte kriminale, nuk ka nevojë fare për të diskutuar, ngaqë cilësohen hapur si “akte të dënueshme”.

Ndaj dhe logjika apo vijimi i një diskursi dhune nga njësitë mediale në vend, e pakta është një naivitet, por nëse bëhet me qëllim, duket se është si nxitje, apo cilësimi si “normale” i përdorimit të akteve të dhunës.

Nuk ka asnjë logjikë tjetër, kur sheh kaq eksitim ndaj dhunës në publik.

Megjithatë pyetja mbetet sërish: çdo të ndodhë nesër në selinë e PD-së? Ku Sali Berisha ka ftuar pasuesit e tij që të nxjerrin jashtë Lulzim Bashën dhe të gjithë drejtuesit e PD-së, e brenda të futet Komisioni që kërkon rikthimin e Sali Berishës, në të gjitha funksionet që ka qenë përpara se të shpallet Non Grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha, pasi çoi për një javë njerëzit e tij në një teatër mediatik në selinë e PD-së, sot shkoi vetë e foli për turmën, duke e nxitur të bëjë namin nesër.

Berisha, sipas të gjitha gjasave, shkoi sot në selinë e PD-së, pasi ka parë një situatë tepër të vakët në organizimin e njerëzve që mund të vijnë nesër. E sipas gjasave sinjalet nuk janë të mirë. Ndaj ka shkuar të japë një shkundje, të japë siguri që aksioni politik nuk është një pafuqi, e cila po rezulton e tillë, por një “vendosmëri” për t’ia marrë “Kullën e fortifikuar” Lulzim Bashës.

Sali Berishës, i duhen njerëz sa më shumë, në mënyrë që të vijojë kështu të mbahet me thonj tek turma, që sipas tij e “mbështet”. Pa nesër, ai nuk do të arrijë të bëjë asgjë të dhunshme, pasi e di se do të përballet vetë, personalisht me të gjitha pasojat. Që janë troç përballja me ligjin. Jo vetëm Berisha, por të gjithë organizatorët e protestës së nesërme, janë të ekspozuar ndaj çdo pasoje të rëndë që mund të ndodhë.

Edhe sikur nga pala e Berishës thjesht të ketë ndonjë provokacion për të futur në kurth kundërshtarët, sërish çdo mesele e pakëndshme nuk i jep Berishës revanshin për të marrë godinën, përkundrazi.

Po përse Sali Berisha po egërsohet dhe kërkon të tregojë se ka fuqi tek njerëzit e tij “të shumtë”. Pasi ky është dukshëm sinjal i fortë shantazhi ndaj gjykatësve që kanë në dorë të shqyrtojnë përplasjen në PD. Duke pasur njerëzit e tij brenda gjykatës, që u pa qartë me veprimin skandaloz të Petrit Çomos, i cili nuk lejoi dorëheqjen e Agron Zhukrit, gruaja e të cilit ka qenë sekretare personale e ish-kreut të PD-së,  Berisha kërkon që të bëjë presion për të shtyrë së paku edhe një farë kohe këtë sherr, duke mos e ndarë shaping nga sheqeri.

Berisha nuk mund ta marrë Partinë Demokratike, ai po shkon qartësisht drejt formimit të një partie të re politike tashmë hapur antiamerikane. Por Sali Berisha ka edhe pak kohë, si pasojë e asaj që i dha Ilir Meta. Duke vonuar dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki të vendit.

Pasi në momentin që dekretohen zgjedhjet, edhe ata që për një apo më shumë arsye i janë bashkëngjitur në disa aktivitete do ta braktisnin për të shkuar krejt normalisht drejt asaj pjese politike që i siguron integrimin në pushtetin lokal e më pas atë ekzekutiv. Partitë për këto punë janë krijuar. Me Berishën ata po e shikojnë ditë pas dite që humbin shumë e s’fitojnë asgjë.

Ndaj, agresiviteti i Berishës duhet shpjeguar me pafuqinë e pamundësinë e tij për të marrë PD-në e larguar Lulzim Bashën. Ai përditë e më shumë po duket një lloj Don Kishoti. Por ndryshe nga personazhi i Servantesit, Don Kishoti ynë është Non grata nga SHBA, e cila ka dërguar zyrtarët më të lartë të saj në selinë e PD-së për të shprehur mbështetjen në betejën e fortë me Sali Berishën.

Ndaj, nesër nuk do të ketë marrje godine, por ish-kryetarit i duhet një turmë që më pas ta zhvendosë në selinë e partisë së re që duket do ta zyrtarizojë së shpejti, e ku do të justifikojë se “nuk kishte rrugë tjetër, ngaqë i është kundërvënë regjimi dhe mafia ndërkombëtare”. Gjasat janë që pret edhe një koleg tjetër VIP për partinë e tij që ndodhet ende në ndërtesën më të rëndësishme të shtetit shqiptar…

Next Post
Basha: Rama ka mbaruar, vetëm unë si kryeministër e nxjerr Shqipërinë nga balta. Më 25 prill e rrëzojmë

Basha: Nga shtatori, PD në marrëdhënie të ngushtë me SHBA e BE, udhëheq luftën për të shembur regjimin e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com