• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A po rritemi në drejtimin e gabuar?

by Java News
04/05/2026 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rildo Ngjela

Banka Botërore na bëri një paralajmërim të rëndësishëm, që nuk duhet keqkuptuar: Shqipëria ka marrë drejtimin e gabuar, edhe pse do të vazhdojë të rritet ekonomikisht. Ekonomia do të zgjerohet, e mbështetur nga turizmi, konsumi dhe ndërtimi. Por, në të njëjtën kohë, raporti i Bankës Botërore na e bën të qartë se kjo rritje është e ekspozuar, e varur dhe e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme. Me pak fjalë: Shqipëria nuk po ndërton një ekonomi të fortë. Po ndërton një rritje të rrezikshme. Dhe këtu nis shqetësimi i vërtetë.

Njerëzit nuk e përjetojnë rritjen ekonomike përmes raporteve. Ata e përjetojnë nëpërmjet jetës së përditshme. Dhe jeta e përditshme na tregon një tjetër histori: Ushqimi është i shtrenjtë, karburanti është i shtrenjtë dhe shërbimet po shtrenjtohen çdo ditë. Pra, ndërsa ekonomia rritet në letër, presioni mbi njerëzit vazhdon të rritet përmes çmimeve. Kjo është kontradita e parë që raporti i Bankës Botërore zbulon në mënyrë indirekte, por që askush nuk po flet. Rritja ekziston, por nuk po përmirëson jetën e njerëzve.

Gjithashtu, Banka Botërore thotë se rritja e Shqipërisë është e lidhur fort me turizmin. Ky nuk është një argument që mbështet rritjen. Është paralajmërim. Sepse një ekonomi që varet nga turizmi, nuk është e qëndrueshme. Është e brishtë. Dhe turizmi varet nga stabiliteti global, kostot e udhëtimi dhe kërkesa e jashtme. Të gjithë janë faktorë që Shqipëria nuk i ka në dorë. Nuk është e rëndësishme se sa turizëm kemi ne sot. E rëndësishme është të kuptojmë se na duhet një motor i dytë zhvillimi, kur turizmi të ngadalësohet.

Nga ana tjetër, tregu i punës paraqet të njëjtën dobësi. Në të gjithë rajonin, krijimi i vendeve të punës është ngadalësuar me shpejtësi, duke arritur në thuajse zero rritje. Situata në Shqipëri është edhe më e keqe. Të rinjtë kanë vështirësi të gjejnë një vend pune të qëndrueshëm. Një pjesë pranojnë paga të ulëta ose punë të përkohshme. Shumë po largohen plotësisht nga vendi. Në të njëjtën kohë, biznesi po ankohet se nuk gjen më forcë punëtore. Epo, kjo është rastësi shumë e madhe për një vend kaq të vogël. S’do të thotë gjë tjetër veçse sistemi nuk po funksionon. Arsimi nuk është fare i përafruar me tregun e punës. Ekonomia nuk po krijon vendet e “duhura” të punës. Dhe potenciali njerëzor po shpërdorohet.

Raporti i Bankës Botërore thekson një çështje edhe më të thellë: presionin demografik. Rajoni, përfshirë edhe Shqipërinë, po përballet me plakje/rënie të popullsisë dhe emigrim masiv, që nuk është vetëm një fenomen social. Është kërcënim ekonomik. Më pak njerëz do të thotë më pak punëtorë, produktivitet më të ulët dhe rritje ekonomike afatshkurtër. Si mundet që një vend të ndërtojë një ekonomi të fortë, ndërkohë që po humb popullsinë e vet?

Ndërkohë, Shqipëria nuk po e shfrytëzon potencialin e saj të plotë njerëzor. Banka Botërore thotë se gratë dhe të rinjtë mbeten nën potencialin e shfrytëzimit në tregun e punës. Këtë e konfirmoi edhe INSTAT. Deri në fund të vitit 2025, në Shqipëri punojnë vetëm 51.9% e grave të afta për punë. Kjo është edhe një prej pikave më kritike në raportin e Bankës Botërore, sepse tregon që problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e njërëzve, por mungesa e përfshirjes dhe efikasitetit. Pra, ne jo vetem që po humbasim njerëzit, por po dështojmë edhe në shfrytëzimin e atyre që na kanë mbetur.

Të gjithë këta elementë na orientojnë drejt modelit të rritjes së aplikuar sot nga qeveria. Një model që bazohet në turizëm, konsum dhe ndërtim, por jo në prodhim, industri dhe eksport. Ky është një nga modelet më të dobëta ekonomike që ka parë ndonjëherë Shqipëria, sepse krijon një sistem të brishtë, ku vendi konsumon më tepër se sa prodhon dhe për të mbështetur rritjen, varet vetëm nga faktorët e jashtëm.

Zgjidhjet nuk janë të komplikuara. Ato thjeshtë nuk po zbatohen. Kosto e jetesës duhet të trajtohet seriozisht, duke filluar nga ulja e taksimit të karburantit, që dikton drejtpërdrejtë çmimet e tjera. Ekonomia duhet të diversifikohet, ku bujqësia, prodhimi vendas dhe industria duhet të kthehen në përparësitë e vërteta. Vendet e punës duhet të bëhen të qëndrueshme dhe jo të përkohshme apo sezonale. Largimi i të rinjve duhet të trajtohet si një emergjencë kombëtare. Gratë duhet të integrohen sa më parë në tregun e punës. Dhe arsimi duhet të përputhet me nevojat e ekonomisë.

Për sa kohë kemi rritje ekonomike, Shqipëria nuk mund të quhet se është në krizë. Por, po lëviz në drejtimin e gabuar. Dhe kjo është më e rrezikshme se vetë kriza, sepse krijon iluzionin se gjithçka po funksionon.

Parashikimi i Bankës Botërore se do të kemi rritje prej 3.4% nuk është rast për të festuar. Është paralajmërim. Një paralajmërim që thotë se Shqipëria mund të vazhdojë të rritet në drejtim të gabuar, e varur nga turizmi, ndërtimi dhe fati që i vjen nga jashtë.

Next Post
Aksidenti ku humbën jetën dy të miturit në Durrës, avokati i njohur: Ja sa vite burg mund të dënohet autori!

Aksidenti ku humbën jetën dy të miturit në Durrës, avokati i njohur: Ja sa vite burg mund të dënohet autori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com