• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

by E S
04/05/2026 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi me 5,5 vite burgim të pandehurin Shpend Sokoli, i akuzuar për mashtrime kompjuterike nëpërmjet tregut online “dark internet” me platforma “Rydox”.

Vendimi u mor nga treshja gjykuese Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj.

Disa ditë më parë SPAK kishte shpallur pretencën ku kishte kërkuar dënimin me 6 vite burgim të Sokolit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur një e treta e dënimit dhe përfundimisht Sokoli do vuajë 3 vite e 8 muaj burgim.

Shpend Sokoli, nga Kosova, ishte një nga zhvilluesit e faqes së internetit të Rydox, bashkëpronar i kompanisë shqiptare Scythe Labs.

Së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, ai bashkëpunonte për të kryer këtë aktivitet të p-aligjshëm, ndërsa ishin nën hetim nga FBI.

Si funksiononte skema, platforma dhe shtrirja deri në SHBA

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nga institucionet partnere janë informuar se që nga nëntori i 2022, FBI po hetonte një treg të paligjshëm online me emrin Rydox.

Për disa muaj në 2020, Rydox u hoq nga online, por u rihap në shtator 2020. Rydox bënte reklama në Raidforums, një forum online kriminal i njohur, që ofron shitjen e regjistrave të spam, mjeteve për t’i dërguar ato si dhe praktika të tjera kibernetike.

Rydox po ashtu ofron shitjen e kredencialeve për tu loguar në llogaritë e emailave, llogaritë e-commerce dhe llogaritë e takimeve online.

Bazuar në shqyrtimin e të dhënave të faqes online, përdoruesit kryesor të tregut online janë aktore të krimit kibernetik të cilët blejnë dhe shesin informacionet e identifikimit personal te viktimave(“PII”) apo informacione të tjera të kësaj natyre. Bëhet fjalë për “internetin e errët” apo të “nëndheshëm” (dark Internet).

Në shkurt 2023, forcat e zbatimit të ligjit, në koordinim me autoritetet e një vendi tjetër, morën provën shkencore të një serveri, që shërbente për “rydox.cc”.

Bazat e të dhënave përfshinin informacion për mbi 18,000 llogari të përdoruesve të Rydox, duke përfshirë usernames dhe adresat e emailit, transaksione monetare virtuale, paketa të blera nga përdoruesi si dhe të dhëna të gjendura në këto paketa të blera nga përdoruesit, apo një link për një dosje (file), që presupozohet se përmbante të dhënat e blera.

Nga analiza e bazës së të dhënave Rydox dhe vijimit të mëtejshëm të procesit ligjor, FBI ishte në gjendje të identifikonte tre administratorët e tregut Rydox.

Në vazhdim të përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dërguar dokumentet dhe materialet e tjera proceduriale.

Nga të dhënat e komunikimeve në aplikacionin Facebook rezulton se këto komunikime fillojnë nga data 30 maj 2016, ku vërehet se si ka filluar marrëdhënia ndërmjet Ardit Kutleshit dhe Shpend Sokoli, dakordësisë për rolin e secilit dhe përfitimet që do të kishin në vazhdim nga bashkëpunimi i tyre.

Sipas SPAK, Shpend Sokoli kërkon marrjen e fitimeve materiale nga bashkëpunimi i tyre gjatë përgjimeve të kryera, si dhe përfitime të tjera për projekte që do të bëjnë së bashku.

Vendimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë:

Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shpend Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.”.

Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 37, datë 04.05.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpend Sokoli, për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 293/ç dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpend Sokoli, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna me një dënim të vetëm, duke e dënuar të pandehurin Shpend Sokoli, me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Shpend Sokoli i zbritet 1/3 e masës së dënimit me burgim, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e ndalimit të të pandehurit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190/1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat “a” dhe “ç”, të K.Penal, konfiskimin e fondeve të shtetasit Shpend Sokoli në Binance, në llogarinë me të dhëna UID: ****, Email: ****, User Name: ****.

Provat materiale të sekuestruara t’u kthehen personave që u përkasin.

Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale, shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.
Tiranë, më datë 04.05.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Next Post
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

A po rritemi në drejtimin e gabuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë 42-vjeçari në portin e Durrësit, dyshimet e para

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset dhe institucionet shtetërore

June 20, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

June 20, 2026
61-vjeçari ndalohet në Kapshticë me “Toyota-n” e vjedhur në Bjellorusi

Fluks i lartë në Kapshticë, mbi 21 mijë qytetarë kaluan në pesë ditët e fundit

June 20, 2026
Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

June 20, 2026
“A është e nevojshme?” Videoja e kontrollit ndaj kombëtares gjermane ndez debate në rrjet

“A është e nevojshme?” Videoja e kontrollit ndaj kombëtares gjermane ndez debate në rrjet

June 20, 2026
Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

June 20, 2026
Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

June 20, 2026
Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

June 20, 2026
Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

June 20, 2026
Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Plagoset rëndë 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In