• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ”fashisto-komunist”, tani jam ”peng” por njëkohësisht edhe ”anëtar” i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj

by S T
20/09/2024 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kërcënuan hapur gazetarët duke u shprehur se nuk duhet të merren me Dosjen 500 faqëshe të SPAK ndaj tyre, familja Berisha doli përsëri para mediave (siç jemi mësuar tani t’i shohim me rradhë përditë të gjithë në çdo media e televizion), për të sqaruar se nuk e kishin me të gjithë gazetarët, por me disa prej tyre. Po këtu u ngatërruan aq keq sa të vjen të mendosh se situata është më shumë e rëndë nga sa mendohet apo duket në të vërtetë.

Ditën e mërkurë Berisha kërcënoi gazetarët ”se janë peng të SPAK dhe shumë shpejt do e faktoj me prova”. Pastaj paralajmëroi Carlo Bollinon (me emër dhe mbiemër) se ”do trajtohet si anëtar i organizatës kriminale të SKAP-it të partisë”. Për sulmin ndaj ”gazetarëve peng” reaguan shumë shoqata të gazetarëve duke kritikuar ashpër kërcënimet e Berishës. Trembur nga këto reagime, dje ish kryeministri çoi vajzën e tij Argitën në televizion për të sqaruar deklaratën. Por me siguri janë koordinuar keq gjatë mëngjesit të përbashkët pasi Argita tha që ”me fjalët e gazetarëve peng e kishte me Carlo Bollinon, pasi ai ka një dosje në SPAK”.

Pra, fillimisht thanë se Carlo Bollino është pjesë e organizatës kriminale të SPAK, pastaj që Carlo Bollino është peng e të njëjtës organizatë: Anëtar apo peng? Ose njëra, ose tjetra, hajde të kuptohen. I pyetur nga Shqiptarja.com për këtë çështje Bollino tha: “Duke i dëgjuar se më etiketojnë njëkohësisht si anëtar i ”bandës kriminale të SPAK” por dhe si ”peng” i saj, më bën të ndjehem i ri. Më kujtohet në fillimet e mia si gazetar në Shqipëri, flasim për vitet 1994-1995, kur Berisha me mediat e tij më etiketonin si fashist-komunist: Berisha kurrë nuk ka pasur ide të qarta ndaj meje. Po i mirëkuptoj, ata si familje janë komplet në panik!”

Çka Argita harron të sqarojë është se dosjen e sajuar ndaj Carlo Bollinos në SPAK e kanë çuar vetë ata. Është paditur në këtë “organizatë kriminale” prej tyre dhe në këtë rast nuk kuptohet nëse SPAK për familjen Berisha është ashtu siç ata e sulmojnë apo është një organ Drejtësie ku kjo familje beson se do të arrijnë të akuzojnë Bollinon. Apo e kanë çuar kallëzim (të rremë) për të ndihmuar SPAK që ta marrë peng Bollinon dhe ta përdorë pastaj kundër familjes Berisha? Po i bie atëherë që edhe familja Berisha të jetë peng i SPAK meqë edhe kjo familje ka dosjen në SPAK. Apo Berishët janë pengje të privilegjuara?
Si përfundim, nuk janë të qartë nëse Bollino është anëtar apo peng i SPAK. Duke qenë se Argita deklaroi në media se e përditshmja në familje nis me konsultime dhe biseda para kafesë, pastaj hanë e rrinë bashkë ”me rregulla ushtarake”, problemi mund të qëndrojë se Argita nuk mban shënime siç duhet për sulmet që duhet të bëjë në televizion për kundërshtarët që familja piketon dhe ngatërrohet me ato që thotë. Ose me shumë gjasa, familja është komplet në panik dhe nuk di se kë dhe si mund të sulmojnë për të çorientuar opinionin dhe militantët e tyre që janë të skandalizuar (përveç provave për korrupsion familjar) nga leximi i listës së pronave miliardere që fshihen brenda familjes së liderit të tyre legjendar.

Next Post
I shiti Hezbollaut radiomarrësit, njihuni me 39-vjeçarin më të kërkuar në botë

I shiti Hezbollaut radiomarrësit, njihuni me 39-vjeçarin më të kërkuar në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunonte me rrip pantallonash familjen prej 6 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali! Djali tenton të mbrojë nënën, por përfundon në spital

Dhunonte me rrip pantallonash familjen prej 6 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali! Djali tenton të mbrojë nënën, por përfundon në spital

August 9, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri merr vendimin drastik!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri merr vendimin drastik!

August 9, 2026
E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)

E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)

August 9, 2026
VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

August 9, 2026
Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

August 9, 2026
Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

August 9, 2026
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

August 9, 2026
Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

August 9, 2026
Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

August 9, 2026
Huthit marrin përsipër sulmin vdekjeprurës në qytetin Mocha të Jemenit -

Huthit marrin përsipër sulmin vdekjeprurës në qytetin Mocha të Jemenit –

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com