• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati me homologun japonez: Të fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike!

by Java News
05/06/2018 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të vizitës së tij në Tokio, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u takua sot me Ministrin për Punët e Jashtme të Japonisë, Taro Kono.

Në deklaratën e përbashkët pë shtyp që i parapriu takimit dypalësh, ministrat Bushati dhe Kono shprehën vlerësimin maksimal për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve që nga vizita e parë e Ministrit Bushati në Tokio më 2015-n, të cilat janë kurorëzuar me hapjen e Ambasadës japoneze në Tiranë në fillim të 2017-s.

“Jam i lumtur të konstatoj rritje të interesit të kompanive japoneze për të investuar në Shqipëri – nënvizoi Ministri Kono. Kjo do të kontribuojë edhe në zhvillim lokal të vendit. Japonia ështe e gatshme të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të reformave drejt anëtarësimit në BE, edhe në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor të lançuar nga Kryeministri japonez në fillim të këtij viti, gjatë turit të tij në Evropën Juglindore dhe Ballkan”.

Ministri Bushati, nga ana e tij e konsideroi çeljen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si shprehje të vullnetit politik të qeverisë japoneze për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ai falenderoi qeverinë japoneze për bashkëpunimin e deritanishëm, si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të vendit në 27 vitet e fundit nëpërmjet projekteve konkrete për zhvillimin e reformave shtet-ndërtuese dhe ekonomike.

“Ka ardhur momenti – nënvizoi Ministri Bushati – që marrëdhëniet ekonomike të zhvillohen në një stad të ri, ashtu si edhe ato në fushën e turizmit, edukimit dhe kontakteve mes njerëzve”. Në  vijim, duke u fokusuar tek Nisma e Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, Ministri Bushati theksoi se “Përmes kësaj Nisme, Japonia do të kontribuojë në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, përfshirë Shqipërinë, duke pasur parasysh se ajo është partnere e NATO-s, ku ne jemi vend anëtar, por edhe i BE-së. Ekspertiza teknike japoneze është e vlefshme për të gjitha vendet e rajonit”.

Në vijim, dy ministrat shkëmbyen mendime rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajonet respektive dhe kontekstin aktual të marrëdhënieve shumëpalëshe.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim në Parlamentin e Japonisë, ku së bashku me delegacionin patlamentar u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe parlamentarë të tjerë, të cilët kanë luajtur një rol kyç në thellimin e marrëdhënueve dypalëshe. Ky takim ishte një mundësi shumë e mirë për eksplorimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, turizmit, eduktimit dhe shkencës.

Duke pasur në fokus thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion potencial i investimeve dhe projekteve japoneze ne rajon, Ministri Bushati zhvilloi takime edhe në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme. JICA informoi Ministrin Bushati mbi misionin që do të kryejë në Shqipëri gjatë javës së ardhshme, për identifikimin e projekteve të mundshme në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor.

a.ç

Next Post

Horoskopi ditor, e Mërkurë 6 Qershor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In