Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka pranuar se nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje të luajë në takimin e së mërkurës ndaj Borussia Monchengladbachut në Ligën e Kampionëve. Portieri veteran lëndoi pulpën e këmbës në barazimin 0 me 0 me Interin, të shtunën, por arriti të luante 90 minuta. Ai tani do të ketë disa testime para ndeshjes për të vendosur nëse është i gatshëm të luajë apo jo. “Arrita të menaxhoja problemin për 65 minuta, që është shenjë e mirë, por duhet të shohim çfarë thonë testet. Nuk e di nëse do të rikuperohem, por e kemi Neton, një portier të mirë, që nuk është e drejtë të mos e thërrasim”, ka thënë Buffon për Rai Sport, transmeton koha.net.
Juve ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve.