• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump sulmon CEO-n e Anthropic: Kujdes! SHBA është përpara Kinës në garën e Inteligjencës Artificiale

by A. Q
14/09/2026 18:36
"Ajo që po ndodh në Spanjë është kaq e trishtueshme", Trump: Madridi nuk ka kontroll mbi kufijtë e tij -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht CEO-n e Anthropic, Dario Amodei, pas deklaratave të këtij të fundit për një ngadalësim të mundshëm në zhvillimin e modeleve të inteligjencës artificiale.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump deklaroi se Inteligjenca Artificiale nuk ka nevojë për kontrolle të tjera, por për një president “të fortë dhe të mençur”, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara e kanë një të tillë.

“E vetmja mbrojtje që i duhet IA-së është një president i fortë dhe i mençur, me IQ të lartë dhe SHBA-të e kanë atë, dhe me bollëk”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan tha se administrata e tij ka ndërhyrë për të parandaluar drejtuesit e kompanive të Inteligjencës Artificiale që të angazhohen në veprime që ai i konsideron të këqija ose potencialisht të dëmshme. Duke iu referuar Amodeit, Trump tha se ai tani po përpiqet të paraqitet si një “engjëll i vogël perfekt”.

Trump theksoi gjithashtu se administrata e tij ka “pushtet të jashtëzakonshëm” mbi kompanitë e Inteligjencës Artificiale, si përmes çështjeve penale, ashtu edhe përmes rregulloreve.

Në postimin e tij, presidenti amerikan foli edhe për atë që e cilësoi si një “konspiracion të sëmurë” kundër Inteligjencës Artificiale dhe qendrave të të dhënave. Sipas tij, i vetmi vend që përfiton nga një zhvillim i tillë është Kina.

“Kushdo që fiton Inteligjencën Artificiale, fiton”, shkroi Trump, duke shtuar se SHBA-ja është aktualisht përpara Kinës dhe vendeve të tjera në garën për zhvillimin e kësaj teknologjie.

“Ne jemi përpara Kinës dhe të gjithëve të tjerëve, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi ai.

Në fund të postimit, Trump paralajmëroi me tone të ashpra teoricienët e konspiracioneve, tradhtarët, dezertorët dhe personat që rrjedhin informacion, duke u thënë:

“Kujdes”.

Postimi i Trump vjen në një kohë kur gara për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është kthyer në një prej çështjeve kryesore strategjike dhe teknologjike për administratën amerikane.

Next Post
U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com