• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braho: Berisha frymëzoi ‘Camorran’ e Lazaratit për të rikthyer hashashin

by
25/06/2015 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaron se sulmi i armatosur në Lazarat kundër uniformave blu ka prapavijë politike. Madje, Braho identifikon dyshen Berisha-Basha si frymëzuesit e rikthimit të bandave të drogës në Lazarat. Sipas Brahos, Berisha dhe Basha me metodat e tyre po ndikojnë në rritjen e kriminalitetit në Lazarat, si e vetmja mënyrë për të dalë kundër forcave të policisë dhe për të rikthyer Republikën e Lazaratit.

Braho bëri me dije se Berisha dhe Basha pritën fushatën zgjedhore dhe rezultatet pas procesit zgjedhor, që të shpërfaqnin këtë skenar disa mujor. Braho deklaroi se sulmi në Lazarat erdhi nga “Kamorra berishiane”. “E kam paralajmëruar ditë më parë këtë skenar dhe ja që na zë në befasi Kamorra berishiane. Është e pajustifikuar toleranca ndaj nxitjes verbale të Berishës që i bën kriminelëve edhe gjuhës së helmatisur së Lul Bashës që nxjerr lot krokodili e sulmon Policinë e Shtetit”, u shpreh Braho.

Kreu i Komisionit të Sigurisë paralajmëron se Berisha-Basha kërkojnë të marrin me patjetër Lazaratin. “Nuk ka dyshim që kanë frymëzim e suport politik. Sera kriminale e ndërtuar, të cilën tani e përdor Partia Demokratike e Lul Bashës, nuk po kultivon dot hashash në Lazarat, por po rrit e trajnon kontingjentin kriminal për t’ju rikthyer parajsës për të marrë me çdo çmim Republikën e Hashashit. Kjo tentativë për ta ripushtuar Lazaratin, ka muaj që po e teston shtetin e policisë dhe shenjat kanë qenë të qarta, por me sa dukej pritej fushata zgjedhore”, deklaroi Braho.

Braho akuza Alikos
Si kryetar i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka mbështetur forcat e policisë të cilat po qëndrojnë në krye të detyrës dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer për të rrëzuar Republikën e Lazaratit. Braho ka hedhur akuza edhe ndaj kreut aktual të Komunës së Lazaratit, Dashamir Aliko, të cilin e ka konsideruar kriminel. Ai është në një stan kriminal, është shprehur Braho. Spartak Braho, në emër të Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj Policisë së Shtetit për operacioni e saj shembullor, të suksesshëm të kujdesshëm muaj më parë, në thelb humanitar. Braho i ka kërkuar popullit të Lazaratit të bashkëpunojë me policinë dhe strukturat e shtetit.

Edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se Sali Berisha ka lidhje të shumëfishta me bandat e Lazaratit. Ai e cilësoi sulmin me prapavijë politike, i cili vjen edhe për shkak të zemëratës së humbjes së PD në këto zgjedhje. Ish-kreu i SHISH, shtoi më tej se, Berisha nuk mund të organizonte asnjë aksion në Lazarat për arsye se kishte lidhje me bandat dhe kryesisht me grupin e zjarrit që u arratis. Klosi u shpreh se bandat e Lazaratit kërkojnë të rikthehet në pushtet Partia Demokratike për të rikthyer sërish aktivitetin kriminal të hashashit.  (Eneida Jaçaj / Sot)

Next Post

Lazarati nën rrethim, nisin kontrollet në banesa, të ndaluar 14 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptarët në lot! Dënohen krerët e UÇK! 25 vite burg për Thaçin dhe Krasniqin, 18 për Veselin, 13 për Selimin

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com