• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

by Skënder Minxhozi
16/09/2026 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Haga foli dhe foli ashtu siç pritej. Plot 81 vite burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, pas një procesi të gjatë gjashtë vite. Edhe gjykata e Novi Sadit apo e Beogradit nuk do t’i kishte dënuar më rëndë krerët politikë të UÇK dhe të shtetit kosovar.

Një dënim skandaloz që ka brenda vullnetin e shprehur hershëm nga evropianët, që ne shqiptarët t’i bashkoheshim pjesës tjetër të kombësive të ish-Jugosllavisë, jo vetëm si viktima, por edhe si promotorë krimesh lufte. Një gjykim i pisët që ka brenda gjeopolitikën e asaj pjese të Perëndimit që prej dekadash ndjehet i kompleksuar pse ka sulmuar Serbinë. Ato bomba kundër Millosheviçit në vitin e largët 1999 janë në origjinën e një kthese të madhe që politika perëndimore nisi të marrë ndaj Serbisë, e që e shohim edhe sot tek sjellja e buta ndaj Vuçiçit e të tjerëve, përfshirë edhe ndaj nderimeve mortore të një krimineli lufte si Mlladiç në mbarë Serbinë! Perëndimi dënon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin për të bashkuar me dhunë dhe mekanikisht në burgjet e Hagës si mostrën Mlladiç e kriminelë të tjerë lufte, ashtu edhe ata që luftuan kundër krimeve e spastrimit etnik që ai dhe ushtria serbe kryen në hapësirën ish-jugosllave. Zgjidhje më të padrejtë zor se gjen, aq më tepër kur gjithçka thuhet dhe vuloset “në emër të popullit të Kosovës”!

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë. Përndryshe “pax balcanica” e pas vitit 1999 nuk do të quhej e kryer dhe e plotë sipas vizionit hileqar evropian. Duhet të kishim dhe ne kriminelët tanë në batakun e ish-Jugosllavisë. Duhej një ndjesë finale në distancë ndaj Serbisë, duke e mbushur mozaikun e shperbërjes jugosllave me kombësinë e fundit që nuk ishte dënuar për atë që ndodhi.

Edhe kjo, siç pritej ndodhi. Jemi dhe ne formalisht pjesë e galerisë së turpit të Hagës, me dorën e evropianëve të kompleksuar ndaj Serbisë e Rusisë dhe me gjurmët e gishtave të jo pak shqiptarëve gjakprishur të cilët kujtuan se po fitonin politikisht mbi Hashimin, Kadriun, Jakupin e Rexhepin duke ju përgatitur në errësirë dosje akuzash anonime.

Që të dyja këto palë, secila me axhendën e vet, e gjejnë sot veten të përfshirë në vendimin e trupit gjykues kundër liderëve kosovarë. Që të dyja këto palë ja arritën qëllimit të tyre respektiv. Perëndimorët na përfshinë në listën e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, kurse shqiptarët në fjalë arritën t’i heqin qafe liderët e UÇJK me shpresën se kësisoj karrierat e tyre politike do të jenë më të qeta dhe më lehta këtej e tutje.

S’ka miopi më të madhe sesa të mendohet se kjo që ndodhi sot është një dënim individual i katër personave dhe asgjë më tepër. Kosova nuk është më sot ajo që ishte dje. Po paguan haraçin më të rëndë të njollosjes me krime lufte, për pavarësinë që mori 20 vite më parë. Një politikë ekuilibriste kompensimi e padrejtë dhe brutale. Dënimi ndaj katër krerëve të luftës nuk është një dramë personale, por një përbaltje kombëtare. Fitoi linja haluçinante e Dik Martit, fitoi pozicioni antishqiptar i Serbisë dhe Rusisë, fituan skuthët shqiptarë që më shumë se imazhin e prestigjin e vendit të tyre, donin dënimin e kundërshtarit. Vendimi i sotëm është një njollë që nuk fshihet kollaj. Por është një njollë që të gjithë e dinë se shqiptarët nuk e meritojnë. Nuk është i pari rrëzim në historinë tonë plot kthesa dhe fatkeqësi. Nuk do të jetë as i fundit. Ky është fati i kombeve të vegjël.

Next Post
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

Comments 2

  1. Ra Faja prej fiku…. says:
    2 hours ago

    Në Burg, duhet të shkojë Albin Kurti, që po shkaterron Kosovën, me qellimin final, rikthimin nën Sërbi.
    Kjo, nuk është profeci,
    Është një realitet i shpejtë.
    Atehere kokë mutërit koqevarë, do ti bien kokës me grushta e me shqelma, që votuan Albin Kurtin….

    Reply
  2. Anna Anna says:
    14 minutes ago

    O Ra Faja prej fiku…Fajtorë jan ë për mua: 1.Edi Rama që shkoi në Prishtinë për t’i mbushur mendjen Thaçit,dhe Partia e Ibrahim Rugovës me deputetët që kishte në parlament,që ideoi,organizoi dhe çoi në Parlamentin e Kosovës krijimin e Gjykatës speciale të Kosovës me qendër në Hagë!Pra e keqja e shqiptarëve janë vet shqiptarët.Vendimin e Hagës unë e kam ditur që në qershor nga mediat franceze,belge dhe hollandeze…Pra kanë dashur të vënë në një balancë:Agresorin serb me popullin shqiptar të masakruar në Kosovë … Kurrë mos harro se Edi Rama është Tradhtar i Kombit Shqiptar pra edhe i Kosovës si pjesë e Shqipërisë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com