• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Blinte “lirë” e shiste shtrenjtë, skema e Llallës me pronat për pastrimin e parave

by A R
28/07/2018 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin të dhëna nga vendimi i gjykatës për Krime të Rënda që vuri nën sekuestro pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për akuzën e pastrimit të parave. Në hyrje të vendimit, bie në sy fakti se çështja penale ndaj Llallës, është regjistruar kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte ish-prokurori i përgjithshëm dhe familja e tij.

Një tjetër argument, që prokuroria ka marrë në konsideratë, është edhe fakti se po përmes medias, janë informuar se ish-kreut të organit qendror të akuzës, i ishte ndaluar hyrja në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vijim, prokuroria rindërton skemën, sesi Adriatik Llalla, dyshohet se pastronte para. konkretisht, ai blinte prona në perferi të Tiranës, me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte i shiste me çmim të lartë. Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish-kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi e shiti në shumën e 249 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish-kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes. Referuara fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë. Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish-kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për ti tjetërsuar ato./Balkanweb

Next Post
Shqiptari tregon momentet e tmerrit: Si u largova mes flakëve me nusen dhe djalin e vogël

Greqi/ "Janë shkrumbuar", disa prej trupave e pamundur të identifikohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com