• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë

by A R
19/04/2026 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratohen rregulla të reja raportimi që përcaktojnë detyrime dhe procedura strikte për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dokumenti i miratuar tashmë në qeveri thekson detyrimin e Kadastrës për të raportuar pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) lëvizjet e dyshimta ose me vlera të larta në tregun e pasurive të paluajtshme.

Dy formatet kryesore të raportimit

Të gjitha raportimet do të kryhen ekskluzivisht në rrugë elektronike, të ndara në dy kategori kryesore.

Kadastra është e detyruar të raportojë brenda 72 orëve çdo kontratë për tjetërsimin e pronës që ka një vlerë të barabartë ose më të madhe se 6,000,000 lekë (rreth 60 mijë euro) ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja.

Nëse punonjësit e Kadastrës vënë re të dhëna apo informacione që ngrenë dyshime për pastrim parash, ata duhet ta raportojnë menjëherë këtë fakt tek AIF (maksimumi brenda 72 orëve), pavarësisht vlerës së transaksionit.

Detyrimet e brendshme të kadastrës

Për të garantuar zbatimin e këtij rrjeti monitorimi, Drejtori i Përgjithshëm i ASHK-së ngarkohet me detyra specifike që të caktojë një person kontakti qendror me Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

Ai duhet të emërojë persona përgjegjës në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në çdo Drejtori Vendore, ku punonjësit mund të raportojnë dyshimet e tyre.

“Të organizojë trajnime periodike për stafin lidhur me tipologjitë e pastrimit të parave. Të dorëzojë një raport vjetor mbi procesin e monitorimit dhe numrin e rasteve të dyshimta të identifikuara.”, thuhet në vendim.

Rregulli i rreptë i konfidencialitetit

Një nga pikat më thelbësore të vendimit është ruajtja e sekretit. Personave përgjegjës dhe çdo punonjësi të Kadastrës u ndalohet rreptësisht të informojnë qytetarët (blerës, shitës apo palë të treta) se transaksioni i tyre po raportohet apo po hetohet nga autoritetet.

Afatet e bashkëpunimit dhe hetimet urgjente

Për të mos penguar hetimet financiare, vendimi ka përcaktuar afate të qarta për kthimin e përgjigjeve nga ana e Kadastrës.

Kadastra duhet të kthejë përgjigje brenda 10 ditëve kalendarike për çdo kërkesë informacioni nga AIF.

Kur Agjencia e Inteligjencës Financiare bllokon një transaksion për 72 orë ose ka dyshime të forta, Kadastra duhet të vërë në dispozicion dokumentacionin brenda 48 orëve.

Akses i drejtpërdrejtë për Inteligjencën Financiare

Për të lehtësuar procedurat dhe gjurmimin on-line të pronave, Kadastra do t’i ofrojë Agjencisë së Inteligjencës Financiare akses të drejtpërdrejtë në bazën e saj të të dhënave, duke zbatuar rregullat dhe tarifat e shërbimeve digjitale në fuqi.

Ky vendim shfuqizon menjëherë udhëzimin e vjetër të vitit 2009 që rregullonte raportimet mes ALUIZNI/ZRPP dhe autoriteteve parandaluese.

Next Post
Begaj pret Shefin e Shtabit të ushtrisë turke, ri-konfirmohet partneriteti strategjik

Begaj pret Shefin e Shtabit të ushtrisë turke, ri-konfirmohet partneriteti strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In