• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Biletat “në qiell”, Rinasi me çmimet me të shtrenjta në rajon

by A R
25/03/2016 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i shtrenjtë i biletave vijon të mbetet shqetësim për ata që udhëtojnë përmes Aeroportit të Tiranës. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria i ka çmimet disa fish më të larta.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, sheh që nga Aeroporti i Shkupit, mund të udhëtosh në shumë destinacione të Europës dhe vlera e biletës nuk është më shumë se 50 euro, madje ka nga ato vende si Brukseli apo Barcelona, të cilat i gjen me vetëm 36 euro. Këto çmime ata të cilët udhëtojnë nga Tirana, nuk i kanë gjetur ndonjëherë. Nga aeroporti i vetëm i Shqipërisë biletat janë sipër vlerës 130 euro.

Sikur të mos mjaftonin taksat e larta të aeroportit që rritin vlerën e biletës, disa kompani kanë filluar të faturojnë qytetarët edhe për bagazhet që marrin me vete.

Linja të ndryshme të kompanive ajrore vendosin tarifa edhe për çantat që pasagjerët marrin me vete në avion. Kjo madje duket edhe në ofertat që agjencitë turistike bëjnë në sitet që shesin biletat. Bagazhi për ata që udhëtojnë nga Tirana është në varësi të kompanisë ajrore.

Agjencitë turistike thonë se e kanë problem të organizojnë grupet e tyre për të ardhur në Shqipëri për shkak se oferta që ata nxjerrin është më e lartë se ajo e rajonit. Ata bëjnë përgjegjës koncesionarin, që ka vendosur taksa te larta mbi linjat e fluturimeve.

Shqipëria nuk ka asnjë linjë fluturimesh “Low Cost”, kjo për shkak se askush nuk mund ta ofrojë këtë shërbim, përballë taksave të larta. Rajoni konkurron vendin tonë edhe me destinacionet direkte. “Wizz Air” në Maqedoni ka 30 linja direkte, ndërsa të gjitha kompanitë bashkë në Tiranën, ofrojnë vetëm 25 destinacione të tilla./Vizion Plus

Next Post

Nazimja, një grua në botën e burrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In