• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nazimja, një grua në botën e burrave

by Lorenc Vangjeli
25/03/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ka pak njerëz të cilët mund të identifikohen vetëm me mbiemër dhe pa ju përmendur emrin. Këta janë zakonisht sportistë apo dhe politikanë. Ka njerëz të tjerë të cilët identifikohen vetëm me emrin e tyre, edhe nëse nuk ju përmendet mbiemri. Nazimja është një nga ata. Në Shqipëri, edhe pse në rrudhje të vazhdueshme, emri Nazime, nuk është i rrallë. Ai vazhdon të përdoret rëndom në zonat rurale të vendit. Qoftë si traditë, qoftë sepse në ato zona,  tingëllimi i tij oriental, është tërësisht normal dhe i zakonshëm.

Në Shqipërinë atipike që shtrihet vetëm brenda për brenda rrethit të unazës së vogël në Tiranë, Nazimja është minorenia e dikurshme nga periferia e largët, nga fshati Krabë, që vrau katër vjet më parë me kallashnikov. Vrau një burrë shumë më të madh në moshë, me të cilin kishte pasur një histori tejet të komplikuar. Një marrëdhënie që me gjasë kishte nisur nga dhunimi, rrëmbimi dhe përdhunimi dhe që kishte vazhduar më tej nën sindromën e Stokholmit, me varësinë e pengut nga pengmarrësi. Me një varësi që ishte këputur vetëm nga breshëria e kallashnikovit duke asgjesuar një jetë (pengmarrësin), duke frakturuar për jetë një jetë tjetër (pengun), duke komplikuar pafund sfidën për mbijetesë të jetës të familjarëve të pengmarrësit (bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur) dhe duke bërë të njëjtën gjë me një familje tjetër (të afërmit e pengut).

Katër vjet më parë në tragjedinë shumëplanëshe të Nazimes, vaniteti i përgjithshëm i një shoqërie që ngordh të verë syrin në vrimën e çelësit për të parë jetën e tjetrit, arriti një kulm lebetitës. Pati mjaft diskutime për etikën, për privatësinë, për mënyrën e sjelljes ndaj një të miture, për peshën e ligjit të moralit dhe rëndesën e ligjit penal, për rolin e medias, familjes, vetë shoqërisë, politikës, varfërisë e të tjerë e të tjerë, në të gjithë këtë histori. Pati dhe një debat të gjerë mbi procesin, për dënimin e vrasëses Nazime dhe për pafajësinë e viktimës Nazime. Më pas pati burg për “të dyja Nazimetë” dhe shoqëria gjeti të tjera motive për t’u marrë, por duke kujtuar hera-herës një vajzë provinciale të mbyllur në qeli. Një vajzë që kërkonte mëshirë me zë të dridhur, njëlloj siç kërkonte “një mijë lekë për të blerë një kapëse flokësh”, me sms të shkruar me gabime drejtpshkrimore. Një sms që e çonte tek celulari i viktimës së saj të ardhshme, që e kishte marrë peng duke i shkatërruar edhe një fejesë që po përpiqeshin t’ja ndërtonin të afërmit e saj. Nazimja ishte “tokë e xanun”. Prej fatit të saj të zi. Prej asaj që vetë fati i kishte parashkruar sa kohë e kishte hedhur në fshatin Krabë.

Me përjashtim të fundit tronditës me të shtëna, kjo histori është vetëm përjashtim i rrallë në Tiranë. Sepse kështu ndodh pothuaj gjithmonë. Ndryshon vetëm çmimi i “kapëses së flokëve”. Xhesika për shembull, hiret e saj mund t’i shkëmbente në bursën e dashurisë me jetën e një “vajze sheiku”.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, Nazimja pati një fat të papritur. “Fama” e saj, historia e saj e komplikuar dhe një gazetare që ngjan si një personazh i Kroninit, “prodhuan” një dekret faljeje të Presidentit të Republikës. Eni e Studios së Hapur inicoi kohë më parë një fushatë publike për lirimin e Nazimes. Bëri në një mendje dhe Kadarenë dhe Dritëroin (dy shqiptarë të famshëm që njihen edhe vetem me emër pa mbiemër dhe anasjelltas), dhe ata firmosën një kërkesë për presidentin që ta falë. Edhe emra të tjerë të njohur i kërkuan mëshirë për Nazimen Presidentit, por ai nuk e dha. Ai refuzoi gjatë, por më së fundi e bëri një gjë të tillë. Dhe këtë të premte të fundit të marsit e fali Nazimenë që u prit tek porta e burgut nga kamerat dhe gjyshja e saj “që dridhej nga qejfi”, siç thoshte vetë e moshuara me shami të bardhë në kokë.

Një fitore e pabesueshme e Enit në një botë tërësisht maskiliste, por që nuk dihet realisht se sa do t’i vlejë Nazimes. Që tashmë duhet të bëjë aktin më të vështirë të një jete njerëzore: të jetojë në liri! Në burg për të kujdeseshin që të ushqehej në orën e caktuar, të flinte dhe të zgjohej në orën e caktuar, të kishte ujë e drita pa u shqetësuar për pagesën e faturave të tyre e kështu me rradhë; gjithçka nga këto në këmbim të lirisë. Tani, falë Enit, ajo duhet të shërbejë lirinë e saj për të gjetur ushqim, para për faturat dhe kapsen e flokëve, banesë e gjithçka tjetër që i nevojitet një jete njerëzore. Do të jetë jashtë për një jetë që është mbijetesë dhe që mund të rrjedhë vetëm në këtë shtrat mbijetese mes përpjekjesh për të ndërtuar një jetë si nëna e saj, si gjyshja e saj dhe më tej akoma, një jetë si gjithë stërgjyshet e Krabës.

Në fakt nuk do të jetë larg nga të tjera modele. Televizioni i bën të afërta ato gati si familjaret e saj. Nazimja do të shohë me zilinë më njerëzore të mundshme dhe me dhembjen gjithashtu njerëzore modelet e largëta me emrin Helena, Desada, Inva, Ilva, Elsa, Vera, Eneida, Alketa, Anjeza, Mira, Anila, Jona, Juli, Arlinda, Holta, Rudi, Iva, Iris e të tjera e të tjera fatmirësisht një listë shumë e gjatë me gra që mund të njihen edhe vetëm si emra në Tiranë.

Nazimja, njëlloj si to, njihet vetëm me emër në Tiranë, por ndryshe nga këto gra të famshme, jeton në një tjetër botë. Jeton në botën e egër të burrave. Të atyre lloj burrave, që kur janë të dobët e të pafuqishëm, i duan gratë në gjunjë, por me gojë të mbyllur.

Next Post

42 vjeçari e godet dhe më pas i vjedh të moshuarës çantën, 62 vjeçarja përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In