• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i 2019 në shëndetësi/ Rreth 475 mijë persona kryen kontrollin mjekësor bazë falas

by A R
02/01/2020 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu përmes një video shfaqi punët e bëra gjatë vitit 2019.

Gjatë vitit 2019 u bë modernizimi i Urgjencës Kombëtare, me 37 autoambulanca të reja. 100 autoambulanca të kësaj urgjence u pajisën me mjetet e reja jetëshpëtuese, duke ngritur në një standard të ri shërbimin e urgjencës në territor.

U rrit dhe mbulimi i territorit me autoambulanca krahasuar me një vit më parë duke ulur kohën e pritjes për shërbimin e urgjencës në 15 minuta në zonat urbane dhe 20 minuta në rang vendi.

Njësia e Koordinimit në Urgjencën Kombëtare ka pritur në numrin 127 gjatë 2019, 328,813 thirrje për urgjencat mjekësore dhe ka kryer 98,980 misione.

Kontrolli Mjekësor Bazë i shërben 1.2 milionë shqiptarëve të grupmoshës 35-70 vjeç të cilët e përfitojnë falas. Gjatë 2019, 475 mijë qytetarë kanë kryer këtë kontrollin mjekësor bazë, pra 11% më shumë se në vitin 2018.

Qytetarët me anë të këtij kontrolli masin falas një herë në vit 44 parametra shëndetësorë dhe realizojnë 5 teste vlerësuese.

Një nga mënyrat e kapjes së hershme të kancerit të gjirit është mamografia. Në vitin 2019, 19,528 gra kanë kryer falas mamografinë, 22% më shumë se në vitin 2018.

Programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, nisi të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe ofron kryerjen e testit HPV falas për gjithë gratë.

Nga ky program gjatë vitit 2019, 17 mijë gra kryen falas testin HPV në 413 qendra shëndetësore.

Kalendarit të vaksinimit në vendin tonë ju shtua një tjetër vaksinë e re gjatë 2019, vaksina e Rotavirusit, e cila ofrohet falas për çdo fëmijë. Gjithashtu 12 vaksina u shtuan në kalendarin e vaksinimit. Nga programi vaksinimit, 240 mijë fëmijë kanë përfituar vaksinat falas.

Qeveria shqiptare gjatë 2019 morri një vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas. Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria vendosi që të zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25 vjeç.

Nga fishat e diabetit falas për fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, përfituan 600 pacientë gjatë vitit 2019.

Gjithashtu në listën e rimbursimit u shtuan 14 barna të reja. Gjatë vitit 2019 u bë i mundur dhe mbulimi 100% falas për trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut dhe trajtim falas për 490 mijë qytetarë me sëmundje kronike.

/a.r

Next Post
Gazetari largohet nga puna, shefi nuk ishte dakord me lidhjen intime

Gazetari largohet nga puna, shefi nuk ishte dakord me lidhjen intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com