• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paketa ushtarake/ Biden në fabrikën e prodhimit të armëve bën thirrje për miratimin e ndihmës së re për Ukrainën

by Java News
04/05/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden vizitoi të martën një fabrikë në Alabama që prodhon armët që ai thotë se janë jetike në përpjekjet për të penguar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai gjithashtu bëri thirrje për miratimin nga Kongresi të kërkesës së tij për 33 miliardë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën.

“Javelin” është më shumë se një sistem raketor portativ antitank i prodhuar nga Amerika. Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane, arma peshon 23 kilogramë dhe ka një rreze maksimale veprimi prej 4 kilometrash.

Për miliona ukrainas ajo është bërë një simbol i luftës së tyre kundër agresionit rus dhe shpesh është quajtur “Shën Javelin-i”.

Të martën, Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë në Alabama, që prodhon këto sisteme raketore. Prodhimi i një arme të këtij lloji i kushton qeverisë amerikane 216,717 dollarë.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 5000 prej tyre në Ukrainë dhe Presidenti Biden u tha punonjësve të fabrikës, se puna e tyre ka bërë një ndryshim të madh.

“Ato janë jashtëzakonisht efektive kundër një game të gjerë objektesh të blinduara. Në fakt, kjo që do të them nuk është shaka, ne kemi dëgjuar histori të prindërve ukrainas që u kanë vënë fëmijëve të sapolindur emrin ‘Javelin’ ose ‘Javelina’”, tha ai.

Ushtria e Ukrainës prej 200,000 trupash dhe një numër i madh vullnetarësh, po e përdorin këtë armë, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.

“Gjatë ditës së kaluar, njësitë e mbrojtjes ajrore goditën nëntë objektiva ajrore: dy avionë SU-25 dhe shtatë dronë. Vetëm në territoret e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut gjatë ditës së kaluar, nëntë sulme të armikut u zmbrapsën. Në këto operacione u shkatërruan tetë tanke, një sistem artilerie, njëzet e katër automjete të blinduara, një automjet special dhe pesë lloje të tjera automjetesh, përfshirë dy cisterna”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shtupun.

Presidenti Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë paketën e re të ndihmës prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën. Zyrtarët e Pentagonit i thanë Kongresit së fundmi se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth një të tretën e rezervave të tyre të raketave “Javelin” dhe “Stinger” në Ukrainë dhe do të duhen vite për t’i zëvendësuar ato.

“Ne nuk do të jemi në gjendje t’u ofrojmë shumë, ose më shumë armë të këtij lloji ukrainasve, sepse Shtetet e Bashkuara vetë kanë nevojë për këto armë për të realizuar plane të caktuara luftarake. Dhe ka të ngjarë që tani të jemi nën nivelin e rezervave të duhura me këtë lloj arme. Ndoshta do t’i zëvendësojmë këto me lloje të tjera municionesh. Por, mendoj se ky ishte një sinjal se përse nuk do të shihni përfshirjen e armëve Javelin dhe Stinger në paketat e ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, thotë eksperti Mark Cancian nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Përpjekja për të prodhuar dhe furnizuar me shpejtësi Ukrainën po pengohet edhe nga sfidat e prodhimit të lidhura me pandeminë. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi këtë javë se porositë që kishte bërë për blerjen e armëve amerikane (topa Howitzer) do të vonohen për disa vite si rezultat i mungesës së kapacitetit në Shtetet e Bashkuara për prodhimin e tyre.

“Ajo që ne po i ofrojmë Ukrainës nuk ka ndikuar seriozisht në aftësinë tonë për t’iu përgjigjur situatave të tjera të paparashikuara. Mendoj se me kalimin e kohës, ju do të shihni një zëvendësim të armatimeve që ne po dërgojmë në Ukrainë. Dhe do të shihni një rritje të buxhetit të mbrojtjes pasi duhet të zëvendësojmë pajisjet dhe armët që kemi dërguar në Ukrainë. Çdo gjë do të jetë në rregull për sa kohë që ne mund ta bëjmë këtë”, thotë eksperti Mark Cancian.

Por sa do të zgjasë kjo? Rusia vazhdon sulmin e saj në Ukrainë, i cili ka hyrë në javën e nëntë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të furnizojnë rajonin me armë dhe ndihma humanitare, por shumë rajone në Ukrainë mbeten të dëmtuara rëndë nga lufta.

Next Post
VIDEO/ Sërish zjarr misterioz në një zonë ushtarake, industriale e depozite nafte në Rusi, ja dyshimet e para

VIDEO/ Sërish zjarr misterioz në një zonë ushtarake, industriale e depozite nafte në Rusi, ja dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com